Lleshi plotëson skenarin: Grabitësit e Rinasit, të lidhur me celula terroriste

E Enjte, 25 Prill 2019 14:01

Vazhdon së habituri ministri i Brendshëm Sandër Lleshi. Sa herë që del e flet publikisht, ministri i parapëlqyer i Edi Ramës lëshon deklarata të çuditshme. Duke folur sot në Kuvend, Sandër Lleshi e ka kompletuar skenarin e tij të zbardhjes së grabitjes së Rinasit. Lleshi tha se grabitësit e Rinasit kishin lidhje me një celulë të rrezikshme terroriste. Si gjithmonë pa dhënë asnjë provë, por duke lëshuar deklarata tymuese, ministri i Brendshëm duket se kërkon të plotësojë skenarin e nisur prej tij pas grabitjes spektakolare.

Sipas Lleshit, arrestimi i të riut nga Kruja që më parë ka qenë i arrestuar në Afganistan, si pjesë e talebanëve është edhe zbardhja e kësaj ngjarje. Por ministri Lleshi ka harruar të na tregojë se ku janë paratë që u grabitën në Rinas. Nëse kanë arrestuar anëtarët e bandës, pse nuk janë gjetur milionat e eurove që u grabitën në 9 prill në Rinas. Para se të ngrejë skenare e të hedhë fajin gjetiu, Lleshi duhet të mbajë përgjegjësi për deklaratat e tij të papërgjegjshme se, grabitja e Rinasit nuk cenoi sigurinë kombëtare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...