Shqiptarët bllokojnë rrugët, digjen goma në Elbasan

E Enjte, 25 Prill 2019 18:29

18:25– Protestuesit në Elbasan kanë bllokuar autostradën me Tiranën, ndërsa i kanë vënë flakën disa gomave.

18:13 – “Siç po e shihni, protesta është e qetë. Qytetarët duan ta dinë që është një sakrificë fare e vogël për të arritur gjëra të mëdha. Vendimet do të merren në vijim në lidhje me vijimin e protestave”, u shpreh Paloka.

18:10 – Në momentet e para ka pasur edhe përplasje mes drejtuesve të automjeteve dhe protestuesve. Në Tiranë, te sheshi “Shqiponja”, një drejtues automjeti refuzoi të ndalonte dhe është dhunuar nga protestuesit.

18:06 – Gazment Bardhi në Durrës: “Do të qëndrojmë sa të vendosin qytetarët. Do të ketë lëshime për raste urgjence”.

18:04 – Në Durrës ka pasur momente tensioni, që në fillim të protestës. Disa prej drejtuesve të automjeteve janë nervozuar nga kjo formë proteste, ndërsa protestuesit kanë bërë disa tolerime duke lënë të kalojnë disa makina me familjarë dhe fëmijë të vegjël.

18:00 – Në Elbasan është bllokuar vetëm aksi Elbasan-Tiranë dhe jo rrethrrotullimi në Bradashesh. Në krye të protestës janë vendosur ish-deputetët e PD, ndërsa të shumtë janë edhe efektivët e policisë.

17:57 – Në Milot, policia bën thirrje me altoparlant se tubimi është i paligjshëm. Një kordon i policisë është vendosur në këtë zonë.

17:55 – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u është bashkuar protestuesve në Milot atje ku do të bllokohet rruga. Protestuesit e kanë pritur kryetarin e PD me thirrjet “Rama ik”!

17:50 – Në Durrës, te “Plepat”, pak para orës 18:00, nuk janë të shumtë qytetarët e vendosur aty. Në vend të Palokës, i pranishëm në këtë protestë do të jetë Gazmend Bardhi, ish-deputeti Oerd Bylykbashi, Florion Mima dhe Oriola Pampuri.

17: 48 – Rreth 300 punonjës policie janë vendosur pranë rrethrrotullimit të Sheshit në Fier, një nga pikat të cilat do të bllokohen nga opozita ditën e sotme. Qytetarë të ardhur nga zonat e jugut janë mbledhur në këtë rrethrrotullim. I pranishëm do të jetë edhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, ndërsa nga LSI ish-deputetja Kejdi Mehmetaj.

17:44 – Mësohet se rruga në Milot do të jetë e bllokuar për 45 minuta, nga ku do të flasë edhe kryetari i PD, Lulzim Basha.

Opozita proteston sot në orën 18:00 duke bllokuar rrugët në 5 nyje të rëndësishme kombëtare.

Në kryeqytet, do të bllokohet rrethrrotullimi i “Shqiponjës”, në Elbasan ai i Bradasheshit, në Durrës te rruga “Plepa” – Kavajë, te rrethrrotullimi i Milotit në veri dhe te rrethrrotullimi i Sheqit në Fier.

Vetë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të jetë pjesë e tubimit në Milot. Përshkallëzimi i protestës, me bllokim të akseve rajonale, ishte një vendim i marrë në Këshillin Kombëtar.

Ndërsa dy ditë më parë Partia Demokratike dhe koalicioni zyrtar opozitar firmosën një marrëveshje që të mos lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve jashtë standardeve, e kërkuan dhe një herë largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore për mbajtjen e një procesi të lirë zgjedhor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...