Akuza e fortë e Berishës: Fatos Klosi organizoi vrasjen e ish-ministrit të Kosovës

E Enjte, 25 Prill 2019 21:21

Në një intervistë që ka dhënë për “Bota Sot” ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, ish-ministër i mbrojtjes së Kosovës në 21 shtator 1998 në Tiranë. Për këtë Berisha akuzon ish-kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror Fatos Klosi.

“Vrasjen e Ahmet Krasniqit e ka organizuar kreu i Shërbimit Informativ Shqiptar Kombëtar, Fatos Klosi. Kjo është 100% e sigurt. Ahmet Krasniqi shoqërohej me oficerë të SHIK-ut, por me një urdhër nga ky (Klosi) një natë më herët iu morën armët.

Ahmet Krasniqi, u vra te dera e shtëpisë ku e kishte strehuar shteti shqiptar. Kështu që ajo ishte një vrasje. Se cili ishte ai që shkrehu karikatorin nuk e di, por në qoftë se ka një gjë që duhet ta hetojë Gjykata e Hagës, mendoj se është kjo.

Pse? Sepse gjithçka është organizuar nëpërmjet këtij personi. Jepen motive të ndryshme, por motivi më i besueshëm, një porosi serbe për këtë punë. U shfrytëzua një moment turbullire këtu, një javë pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe vranë një njeri të shkëlqyer.

Unë e kam njohur atë, e kam takuar disa herë. Ai ishte një burrë fisnik, një njeri i cili tek unë kishte ardhur, me të vetmen kërkesë: “Na ndihmo të pajtohemi njëri me tjetrin, se ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë dhe të kemi një front të përbashkët kundër Serbisë”.

Këto ishin kërkesat e tij, një njeri fjalë pak, njeri punë shumë dhe që e eliminuan. Mbrapa, për fat të keq jam përpjekur, por problemi ishte se prokurorin e kishte Partia Socialiste, nga Dhori Sallaku te Ina Rama, të cilët në mënyrë absolute kishin një mision që të mbulonin krimet e Partisë Socialiste, të kryera në Shqipëri. Kjo është e vërteta për Ahmet Krasniqin”, – është shprehur Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...