Protesta e djeshme e opozitës, jehonë në dhjetëra media ndërkombëtare, në më prestigjiozet e botës

Premte, 26 Prill 2019 08:47

Mediat e mëdha ndërkombëtare, si: “The Washington Post, Fox News, The New York Times, The Assiated Press”, i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë protestës së djeshme të opozitës.

Në artikujt kushtuar kësaj proteste, mediat e rëndësishme të huaja, ndër të tjera, shkruajnë: “Opozita shqiptare ka zhvilluar ditën e djeshme protestën e radhës. Por këtë herë, kjo protëstë është zhvilluar ndryshe, duke bllokuar disa kryqëzime kryesore të rrugëve kombëtare. Opozita e bashkuar dhe simpatizantët e saj protestojnë kundër qeverisë Rama, të cilën e akuzojnë ssi të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.

Mbështetësit e opozitës bllokuan pesë kryqëzime të veçanta për një orë  ditën e djeshme, duke kërkuar  një qeveri tranzitore për të organizuar zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Në protestat që opozita ka mbajtur që prej muajit shkurti, mbështetësit e saj janë mbledhur përpara Parlamentit dhe Kryeministrisë, ndërkohë që ka pasur edhe përpjekje për të çarë kordonin e policisë, por që kjo e fundit përgjigjur me gaz lotsjellës dhe me ujë me presion për të shpërdarë turmën.”