Fillon masakrimi i Teatrit Kombëtar, reagojnë ashpër artistët

Premte, 26 Prill 2019 11:16

Gjatë mbrëmjes së kaluar në fasadën e Teatrit Kombëtar janë janë hequr shkronjat dhe kjo është vënë re vetëm mëngjesin e ditës së sotme.

Kjo vjen në një kohë kur protesta e artistëve për të mos lejuar shembjen e tij dhe ndërtimin e një teatri të ri vijon dhe që ende nuk ka një tërheqje të qeverisë nga ana tjetër.

Heqja e shkronjave ka sjell edhe reagimin e menjëhershë më artistëve. Aktori Neritan Liçaj shkruan në rrjetet sociale se kjo është bërë në mënyrë të qëllimshme për të përbërë lajm dhe për të fshehur ndonjë pisllëk ditur.

Ai paralajmëron se nëse do të tentohet që të shembet godina e Teatrit Kombëtar, ata që do ta bëjnë kanë për t’u përballur me pasojat e veprimit të tyre.

“Gjate nates,ne pritje te kesaj dite te bukur,jane hequr germat ne ballinene e TEATRIT KOMBETAR,sic e shihni dhe nga fotografite.Perballe eshte ministria e rendit dhe ka edhe kamera sigurie.

I sigurojme ata qe e kane bere,pra citjanen dhe fiqshitesin,se veprime te ulta prej zhulcash lagjeje as na e levizin qerpikun fare!Po te ishte se do kishit kurajon(qe nuk e keni),per te ardhur te prishnit teatrin sdo pyesni per germat.

Por doni te prodhoni lajm per te fshehur ndone pisllek ditor mbase,(te tilla puslleqe ju keni nga 3-4 cdo dite),ose doni ti jepni jehone perversitetit tuaj zhulcor,te tipit,ne rikonstruktojme piramiden e pushtetit te varrosur dhe tentojme te rrezojme tempujt e fjales se lire dhe artit sic jane teatrot!Kesaj gjeje ju sdo ia arrini kurre dhe kete e dini ju shume mire sic e dime ne ca me mire se ju.Vetem kur e cuat neper mend ta benit jua shtypem koken,imagjinoni te tentoni ta beni si do perfundoni!

Por xhulaca lagje te lodhur(te tille e shfaqni veten me keto veprime),te pakten perpiquni te kaloni ne nje stad me te lart se uji i Lanes.

THJESHT PROVOJENI.

P.s. keto germa kur ta rikonstruktojme do i vendosim te arta dhe ka shune gjasa qe ju te jeni ne burg ate ditr,por ne,si shume te mire qe jemi,do ju dergojme nje kartoline per nderin qe na bete duke e kthyer kete teater ne dinjitetin e ballines me GERMA TE ARTA….TEATRI KOMBETAR….suksese ne gropen tuaj politike”.

Ndërkohë regjizori, Kastriot Çipi shkruian në rrjetet sociale: Qeni i Sulmit i Kryeministrit, ose Bushtra e Bashkisë, ka hequr natën tabelën ndriçuese me emrin e Teatrit Kombëtar nga fasada.

Modifikuar më Premte, 26 Prill 2019 11:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...