Edi Rama nuk ka më ide, fjalimi në Elbasan 1 orë sulm vetëm opozitës

Saturday, 27 Prill 2019 13:10

Edi Rama, sapo ka mbaruar fjalimi e tij të stërgjatë në Elbasan, në një atmosferë të zymtë përballë punonjësve të bashkisë dhe administratës së sjellë nga Tirana.

Ajo që ra në sy ishte nervozizmi i lartë që kryeministri kishte ditën e sotme dhe të cilin e artikuloi duke denigruar për 48 minuta rresht, opozitën që ka dalë nga parlamenti dhe eksponentë të saj.

Duket i frikësuar nga vendosmëria për të mos hyrë në zgjedhjet fasadë të 30 qershorit dhe momentet, kur kaloi i shoqëruar nga dhjetëra forca speciale mes protestuesve në qytetin e Elbasanit, ai i quajti ish-deputetët; ‘rrugaçë dhe pijanecë’ që në fillim të fjalës.

Pas kësaj e gjithë retorika e tij ishte një përrua psikik kundër opozitës në bllok, apo emrave të përveçëm të saj. Një prej tyre me të cilin si duket nuk i dilte ‘e keqja’, pasi e pa në krye të protestuesve që i kishin prerë rrugën, ishte ish-deputeti, Edmond Spaho, me emrin e të cilit e hapi dhe e mbylli fjalimin e tij të bërë tërkuzë anti-opozitë për 48 minuta rresht.

Vetëm në 2-3 fjali artikuloi atë për të cilën kishte vajtur në Elbasan; prezantimin e vazhdimësisë së Lala Sejdinit, kandidatin Glendian Llatja.

‘Edmond Spaho, profesori, festonte fitoren e Ajaksit, sikur të kishte mundur Partinë Socialiste. Gjithë PD-ja festoi fitoren e Ajaksit, vetëm se unë isha tifoz me Juventusin. Edhe ‘fallxhorja’ e festoi pa fund, majde me gjithë partinë e saj. Ajaksi mund të fitojë edhe Champions League, por Partia Socialiste do të fitojë gjithmonë në Shqipëri...

Ju keni fallxhoren deputete këtu në Elbasan. Më fal! E kishit deputete sepse tani nuk është më. Këtu është vendi me i thënë të gjitha. Do vijë nëpër shtëpia, do ju hapë filxhanin e do ju thotë se keni rrugë jashtë shtetit po nuk më votuat mua’.

E ka parë në filxhan, duke thënë se Edi Ramës do i ndodhë një gjë e keqe, infarkt, është në Gjermani, e ku ta di unë’, ishte gjuha e përdorur pa pushim e Ramës, sot nga Elbasani

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...