Basha: Kandidatët e PD do zgjidhen nga procesi "1 anëtar, 1 votë"

Hënë, 29 Prill 2019 13:47

Kreu i PD-së Lulzim Basha është shprehur ditën e sotme se po vazhdon procesi i hapjes dhe demokratizimit të partisë.

Duke folur për gazetarët, Basha u shpreh se PD-ja do të zgjedhë kandidatët për deputetë me procesin ‘një anëtar një votë’.

‘Po avancojmë në rrugën tonë për demokratizimin e PD-së. Takimi i sotëm ishte me ekspertë të NDI-së dhe ekspertët nga Uashingtoni.

PD-ja do ti zgjedhë kandidatët për deputetë me procesin ‘një anëtar një votë’. Ky është një proces që nuk ka ndodhur më parë as në Shqipëri dhe as në Ballkan.

Ky model është modeli i transparencës dhe llogaridhënies. Ne do ta nisim nga vetja këtë proces’, u shpreh ndër të tjera Basha.

Basha: Koalicioni opozitar po vepron në bashkëpunim, largimi i Ramës mbetet kusht i padiskutueshëm!

Nga deklarata e kryetarit të PD, Lulzim Basha, për mediat, sot:

Z. Basha, aleatët tuaj kanë paraqitur sot një platformë me disa pika dhe një tryezë edhe me zotin Rama si kryetar i PS. Si e gjykoni?

Nuk ka asnjë mospërputhje midis qëndrimeve të PD-së dhe gjithë koalicionit tonë. PD ka përfunduar javën e kaluar një dokument të detajuar sa i përket detyrave të qeverisë tranzitore në raport me zgjedhjet e lira dhe të dnershme dhe do ta paraqesë atë në ditët në vijim në mënyrë publike.

E kemi diskutuar edhe me aleatët tanë. Një pjesë e mirë e pikave që aleagtët kanë shpalosur sot janë edhe pikat e programit tonë, pra ka një përputhje totale ndaj të jeni të sigurt se koalicioni opozitar po vepron me bashkëpunim, mirëkuptim dhe sinergji të plotë për të ecur përpara. Çështjet e tjera janë detaje të parëndësishme sepse kryesorja është kjo: zotimi i të gjithë koalicionit opozitar, që është sot mazhoranca e re, politike, numerike dhe morale në vend është regjistrimi në zgjedhje dhe pjesëmarrja në zgjedhje vetëm kur të ketë me të vërtetë zgjedhje, jo jë tjetër farsë kriminale. Kusht i padiskutueshëm për këtë mbetet largimi i Edi Ramës nga qeveria dhe një qeveria tranzitore, e cila do të plotësojë kushtet për të cilat do të keni më shumë informacion në ditët në vijim.   

Modifikuar më Hënë, 29 Prill 2019 13:52

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...