102 kandidatë së PD kanë refuzuar marrjen e mandatit të deputetit

Hënë, 29 Prill 2019 16:28

Shtohet lista e demokratëve që refuzojnë mandatin e deputetit.

Vijon refuzimi masiv i procesit ilegjitim të zëvendësimit të mandateve të deputetëve, të cilët i dogjën mandatet, sepse nuk dëshironin të ishin pjesë e një parlamenti të paligjshëm, të zgjedhur nga ortakëria e kryeministrit dhe mazhorancës me krimin e organizuar.

Deri më tani, ka mbërritur në 102 lista e kandidatëve të listës shumemërore të Partisë Demokratike që kanë refuzuar thirrjen e KQZ për të pranuar mandatin e deputetit.

Sot kësaj liste i janë shtuar Klement Çela dhe Fisnik Qosja. Në shënimin e tij në rrjetet sociale, Klement Çela, i cili ishte në listën shumemërore të Partisë Demokratike për Qarkun e Fierit, thotë se nuk mund të bëhej assesi pjesë e farsës së zëvendësimit të deputetëve.

‘Nuk mund të jem pjesë e këtij parlamenti, ku sundon korrupsioni, krimi, pafytyrësia dhe imoraliteti!, thotë Çela. Nuk mund të çoj dëm votat e qytetarëve lushnjarë, votat e demokratëve të mi, në parlamentin e krimit!’.

Kurse Fisnik Qosja, i cili në zgjedhjet e 2017-s ishte në listën shume emërore të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, thotë se ka ardhur koha që shqiptarët të marrin në dorë fatet e tyre! ‘Populli sot nuk është në shërbim të pushtetarëve, por ka kuptuar që e anasjelltas duhet të ndodhë’.

Duke deklaruar se e refuzon mandatin e deputetit, Fisnik Qosja i quan ‘bide politike’ ato formacione politike që po bëjnë pazare kafeneve e zyrave, për t’i dhënë legjitimitet një Kuvendi të marrë peng, apo një procesi zgjedhor farsë.

Procesi i refuzimit të mandateve po merr përditë një mbështetje të madhe popullore, jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në debate publike e në protesta qytetare.

Ky masivitet i refuzimit të thirrjeve të KQZ është një tjetër mesazh se nuk duhet vijuar më tej me një proces që vetëm e shton ilegjitetimin e Parlamentit, shndërruar tashmë në një teatër kukullash që noterizon VKM-të e Edi Ramës.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...