Basha takon aleatët, Mediu: Nuk e duam Ramën kryeministër!

Hënë, 29 Prill 2019 20:19

Për rreth 1 orë, kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me aleatët e tij opozitarë. Takimi u zhvillua një dita para tryezës që partitë e vogla opozitare do të zhvillojnë me Presidentin Meta.

Në përfundim të takimit, kryetari i PR, Fatmir Mediu tha se qëndrimi është i njëjtë, zgjidhje të situatës politike pa Ramën kryeministër.

Mediu: Kemi të njëjtën qëndrim për situatën, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën kryeministër dhe me një qeveri tranzitore. Presidenti i Republikës organizon tryezën jo nga dëshira jonë, por për shkak të situatës së rënë politike për të ndaluar një konflikt që po përkeqësohet çdo ditë e më tepër.

Nuk përcaktojmë ne se kush është kryetari i PS, as nuk përcakton Rama se kush është kryetari i PD apo i partive të tjera. Çdo parti përfaqësohet me kryetarin që ka zgjedhur. Kryeministri për ne nuk duhet të jetë Edi Rama. Kryeministri për ne është pjesë e problemit dhe nuk është pjesë e zgjidhjes. Për këtë arsye ne nuk pranojmë Edi Ramën kryeministër që të jetë zgjidhja për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Partitë e vogla po tentojnë të ulin sërish përballë njëri- tjetrit Edi Ramën dhe Lulzim Bashën për ti dhënë vendit nje zgjidhje jo vetëm politike por edhe kushtetutese përmes një tryeze të thirrur nga Presidenti Meta.

Lulzim Basha është shprehur publikisht se nuk ulet me Edi Ramën në dialog, por aleatët besojnë se edhe kryedemokrati do të pranojnë të bëhet pjesë e zgjidhjes pasi në tryezë Edi Rama do të ulet si kryetar i Partisë Socialiste.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...