Meta me studentët nga Sanxhaku: Bashkëpunimi i të rinjve, investim për një rajon në paqe

E mërkurë, 01 May 2019 16:38

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti në një takim të përzemërt një grup studentësh nga Sanxhaku, të cilët ndodhen për një vizitë disaditore në Shqipëri.

Pasi u uroi mirëseardhjen në vendin tonë, Presidenti Meta e vlerësoi kontributin e tyre, shumë të vlefshëm për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Sanxhakut dhe Serbisë.

“Kënaqësi e veçantë t’ju pres në Institucionin e Presidentit dhe të zhvilloj me ju këtë bashkëbisedim. Është shumë e rëndësishme që ne të gjithë të punojmë fort për intensifikimin e marrëdhënieve mes popujve dhe vendeve tona, veçanërisht në drejtim të turizmit, të arsimit e kulturës, shkëmbimeve studentore apo edhe bashkëpunimit të shoqërisë civile. Ju inkurajoj, që së bashku me të rinjtë e tjerë në rajon, pavarësisht kombësive, të bëheni promotorë të integrimeve europiane dhe të proceseve demokratike në vendet ku jetoni”, - theksoi Presidenti Meta.

“Bashkëpunimi i të rinjve në mënyrë të hapur e krijuese është investimi më i mirë për një rajon në paqe, më të sigurt dhe më të begatë”, - tha ndër të tjera Presidenti Meta gjatë takimit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...