“S’ka legjitimitet sa kohë ka rënë parlamentarizmi”/ Shpërthen akademiku: Gjithçka është uzurpim, jemi skizofrenë!

Saturday, 04 May 2019 21:12

“Askush s’ka legjitimitet sa kohë ka rënë parlamentarizmi”. Kështu e ka titulluar shënimin e tij akademiku Artan Fuga, publikuar në faqen në Facebook.

Fuga shprehet se kemi humbur pluralizmin parlamentar dhe ai thekson se kjo është “diçka e madhe”. “Ne jemi kthyer në fis. Vetëm kombet barbare nuk kanë pluralizëm! Ashtu qenkëshim ne”, shton akademiku.

Statusi i plotë

Askush nuk ka legjitimitet sa kohë ka rënë parlamentarizmin
———————–

Ne sot kemi prej disa javësh që kemi humbur diçka të madhe. Kjo gjë është mekanizmi kryesor për modernizimin e Shqipërisë si edhe për t’a futur atë në shoqërinë e kombeve që përqafojnë shekullin e XXI.

Ka shumë pak vende që nuk e kanë. Në Europë përveç nesh të gjithë kombet e tjera e kanë.

Kemi humbur pluralizmin parlamentar!

E kemi pasur dikur aty midis dekadës të dytë dhe të tretë të shekullit të kaluar. Më parë nuk njihej. Per nja pesë dekada as bëhej fjalë. Me rënien e totalitarizmit e njohëm ashtu rakapjekthi për nja tridhjetë vjet, rrezikuam disa herë t’a shkrijmë, dhe tani ja jemi në gjendje pa këtë mekanizëm që është burim progresi social.

E cfarë më duhet se përse ka ndodhur. Qeveria thërret se ndodhi për shkak se iku opozita. Por, opozita përgjigjet se iku nga Kuvendi sepse ishte formalisht aty, si fasadë e pushtetit.

Një gjë është e sigurt. Klasa politike na ka lënë pa pluralizmin parlamentar.

Ne po bëjmë stadium të ri, por nuk kemi pluralizëm. Dështim!

Ne po rinovojmë piramidën, por nuk kemi pluralizëm. Turp!

Ne po ndërtojmë hotele me pesë yje, por nuk kemi pluralizimin. Pocaqi!

Ne bëjmë edhe festival teatrosh në kryeqytet. Por, nuk kemi pluralizëm.

Ne dashkemi edhe të hapen negociatat në shtator, por nuk kemi pluralizëm!

Ne jemi kthyer në kohëra parahistorike! Jemi për turp!

Edhe u digjitalizokemi, dhe japim miliona euro për televizionet private. Por, nuk kemi pluralizëm.

Ne paskemi edhe Akademi Shkencash, por nuk kemi pluralizëm!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...