VIDEO/ Kryemadhi: E trurpshme! Rama hodhi në treg edhe ndarjen e Kosovës

Diel, 05 May 2019 19:44

ryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi  shkruan se kryeministri Edi Rama, trëndafilin e Partisë Socialiste e ka zëvendësuar me interesat e qarqeve antishqiptare’.

Përmes një postimi në “Facebook”, teksa nuk kursen akuzat ndaj Qeverisë aktuale,  Kryemadhi shkruan se përveç dëmeve në vend, PS guxoi të hedhë në treg edhe ndarjen e Kosovës.

“Unë jam e bindur se stabilokracia pa demokraci, nuk funksionon. Prandaj nuk kemi sot nevojë për stabilokratët, por kemi nevojë për të rinjtë dhe të rejat, për ata politikanë që duan të luftojnë që ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve. Dhe meqenëse jemi te frika e të bërit të precedentit rajonal, po ju drejtohem më shumë të huajve sesa shqiptarëve nga kjo konventë. Dëmin e parë të këtij regjimi kriminalo-oligark, që ka instaluar Edi Rama në Shqipëri desh e pësuan vëllezërit tanë në Kosovë. Pikërisht prej këtij regjimi që në themel të tij ka pazaret dhe jo transparencën.

Pikërisht se formati i pazareve të oligarkisë dhe krimit e ka të shndërruar në skemë dhe format politik dhe diplomatik. Pikërisht se trëndafilin e Partisë Socialiste e ka zëvendësuar me oturakun e qarqeve antishqiptare. Pikërisht sepse dhe në politikë dhe në diplomaci flasin me gjuhën e PPP-ve.
Guxuan deri aty sa të hedhin në treg për turpin e tyre ndarjen e Kosovës. Dhe aq sa u desh një Samit i tërë europian për t’i thënë një JO të madhe pazarxhinjve të trojeve shqiptare. Sa më shpejt të shembet ky regjim, aq më shpejt Shqipëria do të kthehet në shtëpinë e shqiptarëve. Por jo vetëm kaq. Edhe Kosovës dhe vëllezërve tanë do t’iu largohen retë e zeza që u rrinë mbi kokë prej autokratëve dhe atyre që i konsiderojnë shqiptarët si tregun e gjësë së gjallë.

Zoti e bekoftë Kosovën!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!”-shkruan Kryemadhi.

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...