Denoncimi/ Berisha: Ja si blihet hajdut Lame!

Hënë, 06 May 2019 12:29

Ja si blihet hajdut Lame!” Kështu e ka filluar denoncimin e radhës, ish-kryeministri Sali Berisha, duke nxjerrë në dritë fakte të reja korrupsioni në radhët e bashkëpunëtorëve të ngushtë të Edi Ramës. “Hajdut Lamja dhe Mariglen Disha, drejtori mik i Taulant Ballës legalizojnë shtesën, në kundërshtim flagrant me ligjin! Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentet, që sjell qytetari dixhital,” shprehet Berisha dhe publikon mesazhin e mëposhtëm.

Postimi i plotw

Ja si blihet hajdut Lame!

Hajdut Lamja dhe Mariglen Disha drejtori mik i Taulant Balles legalizojne shtesen ne kundershtim flagrant me ligjin!

Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentat qe sjell qytetari dixhital. sb

“Pershendetje zoti Berisha, shikoni se cfar ben Aluizni ca te nenes ca te njerkes.

Sheshit “Italia” para stadiumit “Qemal Stafa” eshte vendosur ti kthehet identiteti dhe te behet hapesire publike nje vlere e shtuar per Tiranen.

Objekti qe ndodhet para hyrjes se stadiumit ne mes te sheshit do te prishet se shpejti dhe pronari sigurisht do te kompesohej me nje shume te majme nga taksat tona per ndertimin dhe truallin qe kishte te regjistruar ne ZVRPP. Por kjo nuk i mjaftonte dhe donte dhe perfitonte edhe kompensimin per siperfaqen e shteses anesore dhe ne lartesi. Dhe Artan Lamja ja zgjidhi kete pune.

Lamja nuk i legalizoi dot per 5 vjet shtepite e qytetareve te thjeshte te unaza ku as nuk kishte projekt te miratuar deri diten qe filluan punet dhe doli neper intervista dhe tha se demshperblimi nuk ju takon se nuk i kane te regjistruara. Por kur behet fjale per afera korruptive e gjen mundesine z. Lame dhe para nje muaji detyroi te dorhiqet drejtoreshen dhe shefat dhe solli drejtorin nga Elbasani Mariglen Disha mikun e Taulant Balles qe e zgjidhi brenda javes kete ceshtje. E legalizoi shtesen anesore dhe ne lartesi te subjektit “Pegaso” shpk ne kundershtim flagrant me ligjin edhe pse Keshilli Kombetar i Restaurimit me shkrese zyrtare e kishte informuar Aluiznin se nuk e konfirmonte kete shtese pasi nuk paraqeste interes kulturor dhe sic ishte shprehur edhe me pare sheshi ku ishte ndertuar do kthehej ne hapesire publike. Por kur vjen puna per interesa personale drejtori nuk i merr parasysh shkeljet ligjore dhe e perfundoi legalizimin e ketij objekti madje u kujdes qe edhe te regjistrohej ne ZVRPP.

Te flene te qete biznesmenet se persa kohe do dorovisin drejtoret, cdo gje esht e mundur se ka ligj po ka dhe “Mariglen”. Kurse qytetaret e shkrete qe ju cenohet streha ku fusin koken te ndjekin fjalimet e Artan Lames qe te kuptojne ligjin qe bie mbi ta. Ne ditet ne vijim do ju japim te tjera fakte dhe dokumenta”

Modifikuar më Hënë, 06 May 2019 12:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...