Shifrat, si e katandisi Rilindja arsimin e lartë/ Paketa e PD: Ja si shpërndahet shtesa prej 74 mln usd…

Hënë, 06 May 2019 19:08

Mbi 133 mijë nxënës dhe student kanë braktisur në këto 4 vjet shkollën, ndërkohë që janë regjistruar 44 mijë student më pak për të ndjekur vitin akademik.

Prej vitit 2013, ku buxheti për arsimin ishte 4.24 %, në 2019 ai ka rënë në 3.28 të PBB-së në 2019.

Përmes një postimi në rrjet, ish-deputetja Albana Vokshi, shkruan se me këto ritme rrezikojmë që vendi të shndërrohet në një azil për të moshuarit.

“Ne i qëndrojmë fuqimisht propozimit për dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë, për një shtesë prej 74 milionë usd në vit”, shkruan Vokshi, duke shpjeguar edhe shpërndarjen e saj.

Postimi i Albana Vokshit

Arsimi i lartë ndodhet në krizën më të rëndë që ka parë në 29 vite. PD do ta anullojë menjëherë ligjin aktual.
Prej vitit 2013, ku buxheti për arsimin ishte 4,24 %, ka rënë në vitin 2019 në 3,29 %, të PBB.
133 mijë nxënës dhe studentë kanë braktisur në këto 4 vite shkollën, pra 1 në 6 nxënës dhe 1 në 4 studentë.
Në arsimin e lartë janë regjistruar 44 mijë më pak studentë për të ndjekur vitin akademik
Kemi të bëjmë me një çeshtje, të jemi a mos të jemi?! Me këto ritme, vendi do të shëndërrohet në një azil për të moshuarit.
Ne i qëndrojmë fuqimisht propozimit për dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë, për një shtesë prej 74 milionë usd në vit.
38 milion usd do të përdoren për të financuar plotësisht tarifat për studentë që vijnë nga familje me të ardhura mujore nën 640 mijë lek.
Për studentët nga familjet me mbi 640 mijë lek të ardhura mujore, do të ketë subvencionim 50 % të tarifës Bachelor dhe Master.
5 milion usd do të dedikohen për bursë prej 2200 usd në vit për 5-6 mijë studentë që e kanë të pamundur ekonomikisht të mbijetojnë.
32 milion usd në vit janë planifikuar të investohen për 4 vjet në drejtim të investimit në infrastrukturën konviktore dhe akademike.
Me PD në qeveri, a një të ardhme për arsimin e lartë shqiptar dhe studentët shqiptarë. Kjo do të jetë një e ardhme europiane

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...