Banorët e Unazës protestojnë në shi. Mbishkrimi simbolik në çadër

Hënë, 06 May 2019 20:36

Banorët e Unazës së Re po protestojnë edhe sot kundër projektit të “Unazës së Madhe”, nga i cili rrezikojnë shembjen shtëpitë e tyre. Këtë herë, këta banorë në vend të sloganëve “Rama ik”, kanë zgjedhur të marrin çadër me mbishkrime kundër kryeministrit Edi Rama.

I pranishëm në protestë, ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu kërkoi nga të pranishmit të luftojnë kundër padrejtësisë që i ka prekur, duke bërë fajtor Qeverinë.

“Të dashur miq, edhe ne sot të gjithë bashkë do gjejmë forcën së bashku për të luftuar padrejtësinë. Padrejtësinë që bëhet duke mbajtur qytetarët në burgje. Padrejtësinë që bëhet te Unaza, që keni 28 vite që paguani taksat në këtë qytet që votoni në këtë qytet. Jeni një nga ata që kanë në dorë miliarda euro me pallate. Fitorja jonë është e sigurtë vetëm nëse bashkëpunojmë me njëri tjetrin.”-u shpreh ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu.

Një nga banorët, teksa nuk kurseu akuzat ndaj Qeverisë aktuale u shpreh se ai së bashku me banorët e tjerë po e kupton se kush është në të vërtetë kryeministri, Edi Rama.

“Desha të di për çfarë na akuzon kryetari i Bashkisë dhe Qeverisë. Zoti kryeministër shtëpinë time e prishe, tashi po dëgjoj se kush je. Do flas për çfarë iu akuzojme ne juve. Ju kemi kapur me presh në dorë, me projektin korruptiv. Gjithmonë ju mashtrokan.”- u shpreh një nga banorët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...