Lleshaj po manipulon provat për arrestimet tek Unaza e Re

Tuesday, 07 May 2019 16:31

Dhuna ndaj qytetarëve sot nga policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt ndaj banorëve të Unazës së Re ishte e pashembullt, siç ishte i tillë dhe shoqërimi me forcë i tyre në komisariatin nr.6 i tyre së bashku me ish-deputetin e PD, Klevis Balliu, i cili në mënyrë të pandërprerë iu ka qëndruar pranë në mbrojtjen e shtëpive të tyre, ngritur me mundë dhe djersë.

Është e pafalshme ajo dhunë si dhe forca e ushtruar për të arrestuar personat që gjenden ende në Komisariatin nr.6, për faktin sepse banorët e Unazës së Re nuk ushtruar aspak dhunë, përkundrazi dolën të prisnin kryeministrin për ta pyetur se çfarë do të bëhej me shtëpitë e tyre.
Është pikërisht kjo pyetja e vështirë për kreun e organizatës “Rilindje” dhe përgjigjia që nuk iu jep banorëve prej muajsh që ka bërë të mundur ushtrimin e dhunës me urdhër kryeministror.
Banorët ishin të vendosur në të drejtën e tyre ku paqësisht po protestonin, e uniformat blu së bashku me FNSH zbatuan urdhrat e Ramës të çuara në terren nga Sandër Kimiku LLeshaj për të dhunuar dhe shoqëruar përdhunshëm në polici të pafajshëm.
Por kur nuk ka asnjë provë ndaj qytetarëve të pafajshëm Sandër Lleshaj me urdhër të Edi Ramës ka nisur manipulimin e provave. Burime nga radhët e uniformave blu e konfirmojnë faktin se mbi urdhrat e shefave tashmë po fabrikohet gjithçka që nuk ekziston vetëm e vetëm që policia që nuk duam, Lleshaj dhe Rama të mund të justifikojnë gjithë dhunën e ushtruar sot por dhe në mënyrë sistematike ndaj banorëve të Unazës së Re. Edhe opozita shqiptare dhe sekretari i Përgjithshëm e konfirmon faktin e fabrikimit të provave teksa deklaron se: “Drejtori i Policisë së Tiranës me urdhër politik të Edi Ramës tenton të intimidojë qytetarët në shkelje flagrante të ligjit. Janë duke fabrikuar prova dhe fakte me urdhër politik të Edi Ramës për të mbajtur katër qytetarë të pafajshëm, mes tyre deputetin e opozitës Klevis Balliu të shoqëruar në polici. I bëj thirrje të drejtpërdrejt Ministrit të Brendshëm. Mos guxo të provokosh popullin opozita. Përgjegjësia do të jetë mbi Ministrin e Brendshëm sepse ne nga ky momentin nuk e njohim më institucionin e Drejtorit të Policisë së Tiranës. Është një kriminel, që paguhet me taksat e qytetarëve shqiptarë për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, për të luftuar krimin, ndërkohë që i ka shpallur luftë qytetarëve”.
Nga ky moment, opozita nuk njeh Institucionin e Drejtorit të Policisë së Tiranës. Është një kriminel në krye të Policisë së Shtetit. Nuk njohim Institucionin e Drejtorit të Policisë së Tiranës dhe do të marrë përgjigjen e merituar personale dhe ligjore nga qytetarët.

Modifikuar më Tuesday, 07 May 2019 17:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

Sport

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo po zhvillon një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së ditës së nesërme kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ai shprehet se...

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

Politikë

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

  Nga Boldnews.al Në fillim të këtij qershori, portal informativ Italian “Open.online” ngriti dyshimet se ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë përfituar nga shefi i qeverisë së...

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

Politikë

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

    Në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara G7në Borgo Egnazia kryetarët e shteteve dhe të qeverive të i kanë garantuar Ukrainës ndihma të reja për mbrojtjen ndaj Rusisë...