Protestuesit mblidhen te drejtoria e Policisë, Vasili: Arrestimi i protestuesve dhe Balliut, akt kriminal

Tuesday, 07 May 2019 20:55

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari në mbështetje të qytetarëve protestues të Unazes së Re. Vasili dhe Braimllari i janë bashkuar banorëve te Drejtoria e Policisë së Tiranës që kërkojnë lirimin sa më parë të familjarëve të tyre që u ndaluan paraditen e sotme pas përplasjeve në zonën e Astirit, ku shkak u bë vizita e kryeministrit Rama në një biznes në zonën ku prej 7 muajsh banorët protestojnë kundër projektit korruptiv të zgjerimit të Unazës së Madhe të Tiranës.

Vasili: Arrestimi i protestuesve dhe Balliut, akt kriminal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër për arrestimin e ish-deputetit demokrat, Klevis Balliu.

I pranishëm në protestën që po zhvillohet para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Vasili deklaroi se Edi Rama i ka llogaritë të hapura me qytetarët.

“Ndalimi i protestuesve dhe Balliut është akt kriminal. Kriminelët janë jashtë të lirë, ndërsa qytetaret në burg…. Edi Rama ka llogari te hapur me qytetarët”,- deklaroi nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...