Presidenti Meta: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të kishte përfunduar qysh dje

E Enjte, 09 May 2019 13:00

Në konferencën e përbashkët të Samitit të Brdo-Brijunit që po zhvillohet në Tiranë, Presidenti Ilir Meta vuri theksin në arritjen e një marrëveshje pajtimi mes Kosovës dhe Serbisë.

Kreu i shtetit deklaroi se marrëveshja mes dy vendeve duhet të ishte nënshkruar kohë më parë dhe se rajoni nuk duhet të humbasë më kohë në procesin e pajtimit.

“Dialogu Kosovë-Serbi duhet të kishte përfunduar qysh dje, as sot e as nesër. Në samit u nënvizua angazhimi i përbashkët për të forcuar më tej dialogun dhe procesin e pajtimit në rajon, bazuar në të vërtetën, besimin dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura”,- deklaroi Presidenti Ilir Meta.

Pas kreut të shtetit shqiptar, i cili është dhe mikpritës i takimit, fjalën e mori Presidentit polak, Andrzej Duda. Presidenti polak foli në veçanti për rëndësinë e pranimit të vendeve të Ballkanit perëndimor në BE. “Jam i bindur se me një mbështetje të mençur, edhe këto vende do të bëhen pjesë e BE dhe dyert e BE duhet të jenë gjithmonë të hapur për të gjetur instrumenta për të mbështetur këta popujt e sidomos për të jetuar në paqe. “

Ndërsa Presidentja e Kroacisë, Kitaroviç theksoi nevojën e zgjerimit të BE në Ballkan. “Nuk dëshiroj ta përmend fjalën “zgjerim”, por fjalën përfshirje të këtyre vendeve të Ballkanit në BE. Ne u takuam me vendet kandidate që aspiruan të jenë anëtare dhe kjo është një formë shumë e mirë për të diskutuar dhe ne duam ta vazhdojmë. Ky proces duhet përdorur për zgjidhjen e problemeve të hapura që ne kemi. Nga ana tjetër unë jam e shqetësuar për një lloj progresi të paarritur. Unë nuk dua të shtyp butonin, por negociatat d o të vazhdojnë me Maqedoninë dhe Shqipërinë dhe të vijojmë në zgjidhjen e problemeve. Por do të doja të ishte pjesë edhe Bosnjë Hercegovina, do të doja të liberalizoheshin vizat për Kosovën”,- tha Kitaroviç.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...