Lirohet Balliu, Spaho: Rama arrestime politike, frikë nga opozita

E Enjte, 09 May 2019 15:39

Gjykata e Tiranës vendosi lirimin e menjëhershëm të Klevis Balliut pas dhënies së masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Ndërkohë  për të akuzuarit e tjerë Lulzim  Marqinaj, Seit Hajderasi dhe Elton Skënderi  u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”

 

Ish-deputeti i PD Edmond Spaho në një prononcim për mediat tha se arrestimi i deputetit demokrat Klevis Balliu ishte një akt i pastër politik i Edi Ramës. Spaho u shpreh se Rama po kryen arrestime politike të përfaqësuesve opozitarë, se ka frikë nga kjo opozitë dhe nga populli.

“Edi Rama po sillet si diktator. Kërkon të burgosë protestues, ndërsa nuk arreston ata që janë hajdutët më të mëdhenj të këtij shteti e kombi, që vjedhin me koncesione. Nuk janë dënuar policët, që kanë gjymtuar qytetarët protestues, as ata që kanë bërë shoqërime më dhunë dhe kanë rrahur deputetin Balliu në komisariat. Rama arreston deputetët opozitarë se ka frikë nga fuqia e opozitës”, deklaroi Spaho.

Edmond Spaho theksoi se zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë dhe se rezistenca e opozitës ndaj këtij regjimi do të vazhdojë.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...