Gjyqi ndaj ish-deputetit Balliu/ Berisha: Farsë kriminale politike e Ramës, njësoj si etërit e tij në komunizëm

E Enjte, 09 May 2019 17:47

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të lirojë ish-deputetin Klevis Balliu, pasi u ndalua nga policia 3 ditë më parë.

Vendimi është dhënë pak më parë nga gjykata e cila ka vendosur që Balliu të ketë masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Bashkë me ish-deputetin Balliu janë lënë të lirë edhe 3 personat e tjerë të ndaluar nga policia.

 

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili përmes një postimi në Facebook e quan këtë një farsë kriminale të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Berishës, “në traditën mizore të eterve të tij kriminelë dhe konkretisht babait të tij biologjik Kristaq, xhelatit hoxhist që firmoste krahas diktatorit të fundit komunist në Europë, Ramiz Alia, varjen publike në sheshin e qytetit të Kukësit të disidentit, poetit të pavdekshëm Hizi Nela në gusht të vitit 1988 dhe ekzekutime të tjera politike, Edvin Kristaq Xhelati zhvilloi sot farsën gjyqësore politike kundër ish deputetit Klevis Balliu”

Ja çfarë shkruan ish kryeministri Sali Berisha:

Nje farse kriminale politike e Edvin Kristaq Xhelatit ndaj ish deputetit Klevis Balliu!

Te dashur miq, ne traditen mizore te eterve te tij kriminele dhe konkretisht babait te tij biologjik Kristaq, xhelatit hoxhist qe firmoste krahas diktatorit te fundit komunist ne Europe, Ramiz Alia varjen publike ne sheshin e qytetit te Kukesit te disidentit, poetit te pavdekeshem Hizi Nela ne gusht te vitit 1988 dhe ekzekutime te tjera politike, Edvin Kristaq Xhelati zhvilloi sot farsen gjyqesore politike kunder ish deputetit Klevis Balliu.

Edvin Kristaq Urrejtesi ndermori kete farse kriminale politike kunder ish deputetit Klevis Balliu per mbeshtetjen e tij te vendosur te protestes heroike te banoreve te Unazes se Re, protesta me e gjate dhe me e pamposhtur ne historine e Europes se Pasluftes dhe qe nxori ne driten e diellit vjedhjet e medha te kreut te meduzes dhe narkoqeverise se tij  ne kurriz te rrenimit te qindra e qindra banesave, bizneseve dhe jeteve te qytetareve te thjeshte te pambrojtur te Tiranes.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt hakmarrje politike shtoj gjithashtu se ky proces kriminal politik eshte nje apel i fuqishem per te gjithe shqiptaret qe te shporrim, te shporrim sa me pare kalbesiren dhe narkoshtetin e tij. sb

Modifikuar më E Enjte, 09 May 2019 17:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...