Vasili: Mogherini bëri qokën e fundit,humor i zi. Qeveria moniste

Premte, 10 May 2019 15:39

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ishte sot në studion e News24 në rubrikën “Opinion” për të folur për situatën politike dhe protestën e nesërme të opozitës së bashkuar.
Vasili tha se protesta vjen në një moment kyç për Shqipërinë, duke kujtuar samitin e Berlinit. Ai e cilësoi qeverinë moniste dhe tha se protesta bëhet për të shpëtuar sistemin demokratik.
Vasili komentoi dhe deklaratat e Federica Mogherinit në Tiranë.

“Do jetë një protestë shumë e rëndësishme dhe për momentin në të cilën ndodh. Kemi pasur disa momente të rëndësishme si Samiti i Berlinit ku u pa perspektiva e errët që ka para Shqipëria për shkak të qeverisjes. Kjo protestë ka mesazhin pikërisht të daljes nga një situatë e rëndë ku vendi ka hyrë dhe përgjegjësit është e qartë kush janë. Sot kemi një qeveri dhe parlament që ka dalë jashtë sistemit politik sepse ka kthyer monizmin në Shqipëri. Protesta është për të shpëtuar sistemin demokratik.
Samiti i Berlinit davariti të gjitha hamëndjet. Të gjithë folën qartë.

Qeverisja ka mbetur në zgëqet e një monizmi për shkak edhe të trashëgimisë. Arritjet e vitit’ 91 janë në udhëkryqin më të rrëzikshëm. Ndaj dhe protesta ka mesazhet më të veçanta”, theksoi Vasili.

Ai e quajti një reagim rutinë, mesazhin e ambasadës amerikane për protestën e nesërme dhe tha se priste që SHBA të dënonte dhunën e policisë mbi qytetarët, duke kujtuar banorët e Unazës së Re.
“Një reagim rutinë, s’ka asgjë të re në këto reagime. Do kishim një lajm të rëndësishëm nëse do kishim dënim të dhunës të policisë së Shtetit. Prisja të kishte një dekalratë të fortë nga SHBA. SHBA-të janë flamurtarët për respektimin e të drejtave të njeriut. Prisja një reagim, nuk erdhi”, tha Vasili.

Sa i përket vizitës dhe deklaratave të Mogherinit ai tha se ishte një qokë e fundit në ikje. Vasili kujtoi fjalët e ish-kryeministrit italian Mateo Renzi për Mogherinin në librin e fundit ku shkruan sipas tij se ajo ka bërë më pak se zero.

“Qokë e fundit e një zonje në ikje, që sipas mentorit të saj Matteo Renzi, Mogherini në politikën e jashtme bëri më pak se zero. Mendoni që kur zhgënjimi është kaq i madh në Italianë e madhe të Mateo Renzit, në Shqipëri cila është analiza?! Shqipëria ka seleksionuar disa rekomandime dhe sot kjo zonjë ka mbaruar mandatin dhe negociatat nuk janë hapur.
Siç ishte zero në politikën europiane, ashtu ishte zero dhe ndikimi i saj në politikën shqiptare.
Humor i zi kur tha se qeveria dhe çdo shqiptar të bëjnë ç’është e mundur të bindin vendet anëtare të BE-së. Kush do i bindin qytetarët do shkojnë t’u thonë. Po raportet për Shqipërinë, tha Vasili duke kujtuar raportin e DASH apo të Reporterëve pa Kufij.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...