Basha: Ta ndalim eksodin, ta ndërtojmë Europën, të bashkuar ti japim fund tranzicionit të zgjatur shqiptar

Premte, 10 May 2019 19:00

Nuk mund të lejojmë më që e vetmja rrugë drejt Evropës është të largohemi në emigracion. Kemi zgjedhur ta ndërtojmë Evropën tonë këtu. Nuk jemi të varfër, por jemi të grabitur nga një klikë kriminale. Ne e dimë si hapet dera drejt Evropës, duke ndërtuar Evropën këtu, me zgjedhje të lira, drejtësi të pavarur dhe me një qeveri që buron nga vota juaj dhe ka respektin maksimal për çdo shqiptar. Këtë besojmë ne demokratët, këtë besojnë të djathtët evropianë, ndaj lufta jonë është për dinjitetin e çdo shqiptari. Kjo na ndan nga banda kriminale që I trajton shqiptarët si qenie pa dinjitet. Prandaj ne kurrë nuk mund të blejmë votën e shqiptarëve, por do ta kërkojmë atë me përulësi, duke paraqitur programin tonë, programin e taksave të ulëta, investimeve në shëndetësi e arsim, rritjen e pagave dhe pensioneve. Të gjitha këto janë të mundura kur ta rrëzojmë Shqipërinë e frikës dhe Shqipërinë e pakicës, për të ndërtuar Shqipërinë e demokracisë, Shqipërinë si e gjithë Evropa. 

Në këtë betejë pala tjetër do bëjë gjithçka për të ruajtur privilegjet e tyre. Investimi kryesor është të na përçajë e të na lodhë. Unë ju them: A sa gabim e kanë, shikojeni Kavajën, shikojeni Shkodrën, shikojeni nesër Tiranën. Shqipëria e shpresës është fitorja dhe destinacioni final yni.
Basha: Të bashkuar për ti dhënë fund tranzicionit të zgjatur shqiptar
Gegë e toskë, myslimanë e të krishterë, janë të vendosur për ta fituar këtë betejë. Sepse kjo betejë për jetë a vdekje nuk bëhet për pushtetin e Lulzim Bashës. E gjithë Shqipëria dhe Evropa e di se ne jemi sot maxhoranca e re morale e politike e Shqipërisë. Por ne jemi në këtë betejë për një transformim të thellë që do ti japë fund tranzicionit të zgjatur që do diktojë standardin evropian në demokraci përmes një reforme të thellë politike dhe kushtetuese, standardin që do ti trajtojë njësoj qytetarët para ligjit, jo ca si të nënës e ca sit ë njerkës. Ne s’jemi në betejë për 4 apo 8 vitet e ardhshme, ne jemi në betejë për 10-15 vitet e ardhshme që fëmijët e Kavajës e të gjithë Shqipërisë kurrë më të mos përjetojnë dhunën, arbitraritetin, varfërinë dhe mjerimin. Kurrë më në këtë vend, asnjë qytetar të mos ketë frikë askënd përveç Zotit dhe qeveria të ketë frikë popullin e vet, të ketë frikë qytetarët.

Modifikuar më Premte, 10 May 2019 19:02

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...