Banorët e "Astirit" paralajmërojnë Ramën dhe Lleshajn një ditë para protestës finale

Premte, 10 May 2019 20:34

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, qe u lirua dje nga gjykata, ka shkuar në zonën e Astirit në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, të cilët vijojnë me protestën e tyre, duke bllokuar qarkullimin në këtë zonë.

Gjate fjales se tij, Balliu tha se koha kur vendosin bandat ka mbaruar.

“Rama i ka ditët e fundit, nuk ka forcë që na ndal. Shoqërimet e Ramës na bëjnë më të fortë. Tre të arrestuarit me mua, janë heronj.Të bashkohemi të gjithë bashkë më 11 maj”, tha ish deputeti Klevis Balliu.

Ish-deputeti demokrat nuk kurseu akuzat as ndaj kryeprokurores Arta Marku.

“Opozita nuk do të marrin pjesë në zgjedhje dhe qytetarët nuk do të marrin o pjesë në zgjedhje. Sot përballë nesh janë një grup banditësh. Sot kemi përballë një Arta Marku, e cila nuk gjen prova për të mbajtur në burg Bajrat, por gjen prova për të mbajtur qytetarët e lirë në burg.Ditën që u arrestova unë me qytetarët, ata liruan Bajrat, sepse iu duhen për të vjedhur shtëpinë. Të gjithë nesër orën 18:30, të bashkohemi si vëllezër dhe motra të jemi përballë kryeministrisë jo për të sjellë PD në pushtet, por për të shpëtuar kombin”, tha Balliu gjatë fjalës tek zona e Astirit.

Ndërsa një prej banorëve paralajmëroi kryeministrin Rama dhe ministrin Lleshi se do të përgjigjen penalisht për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve të Unazë së Re.

“Rama, Sandër Lleshi dhe të gjithë ata që kanë urdhëruar dhunë ata do të shkojnë prapa hekurave. Këta janë frikacakë, mjeranë. Ishin të armatosur deri në dhëmbë përballë grave dhe fëmijëve”, u shpreh një prej banorëve të Astirit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...