Nikollë Lesi: Nesër të gjithë në protestë, te zyrat e Gramos Ruçit…

Premte, 10 May 2019 21:36

Këtë të shtunë, datë 11 maj, opozita organizon protestën e rrëzimit të kryeministrit Rama, si një kryeministër i lidhur me krimin dhe mafien, si një kryeministër që ka blerë votat me bandat e drogës, si një kryeministër që punon vetëm për oligarkët, si një kryeministër që duhet të ikë sepse ka pushtet të blerë me votat e krimit.

Ndaj Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë bërë thirrje popullit që nesër të vijnë para kryeministrisë si dhe për të rrethuar edhe kryesinë e Kuvendit, ku rri Gramoz Ruçi. Mllefi dhe zemërimi popullor nuk mban më, aq më tepër ku kryeministri Rama ka vendosur të shkojë në zgjedhjet e 30 qershorit pa opozitën. Kjo do sjellë përplasje të madhe civile, ku nuk dihet se si përfundon konflikti.

Edi Rama e ka ndarë mendjen që të mbrohet me polici, bile po angazhon edhe forca ushtarake të veshura nën uniformë policie për tu përballur me popullin protestues.

Nesër, e shtuna e datës 11 maj, do të ndajë historinë 28 vjeçare nga krimi e mafia, sepse populli do të marrë vetë fatet e vendit në duar./Nikoll Lesi

Modifikuar më Premte, 10 May 2019 22:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...