ANALIZA/ “Të jesh indiferent sot, më frikacak do jesh nesër”

Saturday, 11 May 2019 11:06

Nga AGRON GJEKMARKAJ

Protesta e opozites po afrohet, veç pak orë kanë mbetur! Shpresa të medha kanë investuar rreth saj kundershtaret e Kryeministrit, i cili nderkohe do jetë strehur në bazat e tij ilegale në vijim të tradites që ka themeluar keto muaj! Ambasadori Boshard nuk është çudi te ketë lidhur koken me peshqir!

Habi mbetet sesi disa diplomatë u japin protestuesve receta sjelljeje por nuk u ofrojnë asnje shpjegim per drejtesinë e munguar, per korrupsionin dhe varferine, per krimin dhe papunesine, per shitblerjen e votes dhe skemat mafioze të dhunimit të saj në sherbim të despotizmit sundues! Asnjë udhezim sesi keto probleme zgjidhen nuk shqiptojnë, por thone mblidhuni e ikni pa merzitur Edi Ramen se të tjerat s’kanë rendesi!

Ata e dinë fort mire sesi rregullohen marrdheniet mes qytetareve dhe pushtetit në vendet e tyre! E dime dhe ne! Kjo kontradite atyre ju cenon besueshmerinë para shqiptarve e i bën jo serioze! Disa Ambasadorë janë në të drejten e tyre të shkrihen gazit me qyfyret e Rames por edhe qytetaret shqiptare e kane këtë të drejtë që të qeshin me gjestet, gjykimet e tyre aspak në perputhje me shqetesimet e tyre!!

Burime opozitare konfirmojne që një mase e madhe do mesyjë Bulevardin  “Deshmoret e Kombit” sonte! Ata i bejne mire më shume se kujtdo qeverisë e cila ka rënë në autizem! Megjithese sistemi është goditur brinjë me brinjē nga djegia e mandateve parlamentare të opozites dhe bojkotimi nga ana e saj i zgjedhjeve lokale ajo nxjerr Blendi Çuçin te haje domate live ne Televizion duke u perbetuar sesi ajo të behet gjak e dhjame!

Besa Shahin me lehtesinë e paperballueshme te qenies se saj politike e vadit me urdhra per te nakatosur Akademinë e Shkencave duke lene pa fjalë prej zaliet  edhe vete rilindasit pale të tjeret! Margaritin te buzeqeshe qashtër, me qashter se Gent Cakajn politikan prej 14 vitesh!

Paçka se krimi i organizuar godet sa here ti teket e ku te doje aq sa jeta e njeriut kushton ku e ku me pak se pula e frengut! Kur i mbrohen te ardhurat nuk pret rrogat qe nuk rriten po ja beh e vjedh miliona euro  para si ne Rinas, eksponentet e mazhorances e rinj e te vjeter, perbetohen se si do te ndeshkohen të gjithe ata qe do perpiqen të pengojnë Edi Ramen në aventuren e zgjedhjeve moniste!

Një ish deputet i PD-sē u mbajt nja tre dite ne arrest e dhjetera te tjere pas çdo proteste, por kjo ngjan me dekretin e Ramiz Alise per te mbrojtur monumentet e Enver Hoxhes në vitin 1991! Në fakt ata u bënë hi e pluhur në pak javë! Rama ne 6 vite me qeverisjen e tij kanabistike,  kaq te papergjeshme nuk i ka lene shteg tjeter as opozites e as shoqerise veç protestes!

Personalisht bej pjese tek kategoria e njerezve qe nuk besojnë te dhuna e as nuk e stimulojnë atë, por kur demokracia po cmontohet me dhunë e  do një pergjigje bindese pyetja si duhet të mbrohet ajo?!  Shumëkush i kerkon Bashes nxitim per te mbyllur hesapet me qeverine! Me gjasë kjo është yshtje e gabuar! Ai në te dy rastet ka marre nje vendim te drejtë duke braktisur parlamentin dhe zgjedhjet farsë ! Sondazhet e japin në rritje opoziten pas ketyre veprimeve!

Ata qe thone se opozita do shuhet, partite do shkrihen e bejne kete si sherbim ndaj qeverise por nuk e besojnë e as vete! Kur nje njeri grumbullon kaq pushtet sa po tenton te kete Edi Rama, opozita vetem rritet! Kur nje njeri pas 30 viteve pluralizem emeron opoziten farse dhe predikon monizmin, opozita rritet, rritet, rritet! Ata qe e kane menduar kete një beteje të lehte e sa hap e mbyll syte në rastin me të mirë janë driteshkurter! Nje kapje e gjithanshme e shtetit, ekonomise dhe krimit kerkon kohen e vet te cmontohet!!

Mbetet i gabuar nxitimi ndaj Bashes sepse nuk eshte renia e Rames shpetimi i Shqiperise! Shume me teper kerkohet! Shoqeria duhet te bindet per ndryshime themelore! Kjo do kohen e vet e cila liderit te Opozites duhet ti sherbeje per tu sintonizuar me qytetaret, per tu pergatitur  si alternative per te ndryshuar thelle veten dhe partine e tij duke e shkundur, bashkuar, rindertuar e mbi te gjitha duke shtuar aty kokat qe mendojne e jo kembet qe vrapojne!

Ne kete kontekst protestat jane nje presion dhe bashkebisedim i madh! Ato jane te dobishme per qeverine e cila duhet te ike dhe opoziten qe te mesoje si e pse te vije!

Por me te dobishme jane per shoqerine si e vetmja mundesi per te mbrojtur demokracine qe kemi e ndertuar ate qe duam! Te jesh indiferent sot do te jesh me i nenshtruar  dhe friksuar neser! Qeveria po stimulon friken se vete ka frike!

Ky artikull është botuar në Panorama.

Modifikuar më Saturday, 11 May 2019 14:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...