Tabaku: Nuk bëjmë asnjë hap pas, së bashku deri në fund

Saturday, 11 May 2019 15:57

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shkruan se rrugëve të Shqipërisë verën dëshpërimin dhe shpresën e humbur të qytetarëve.

Me anë të një statusi në ‘Facebook’, Tabaku rikujton edhe një herë protestën e sotme të opozitës që do të mbahet në orën 18:30.

Sipas Tabakut, mazhoranca ka gënjyer se po ndërton një shtet dhe nuk mundet të ndërtohet e ardhmja e fëmijëve tanë pa sakrificën tonë.

Statusi i plotë:

Rrugëve të Tiranës dhe Shqipërisë gjithsekush vëren dëshpërimin dhe shpresen e humbur. Sot, në orën 18.30 ne protestojmë për t’ia rikthyer ato.

Gjithë këto vite mazhoranca ka gënjyer dhe mashtruar se po ndërton një shtet. Ka burgosur të pamundurit, ka shtypur të pafuqishmit. E ka trajtuar qeverisjen si një biznes personal që punon për të rrjepur qytetarët nga taksat. E ka shndërruar jetën e qytetarëve në “frymëmarrje për të paguar gjobat!”

I ka kthyer pasuritë publike në letra pa vlerë. E ka përndrydhur vullnetin e votuesve sipas kënaqësive të saj personale. Për të prodhuar katë sistem të mirëmenduar nderesh, abuzimesh dhe korrupsioni jetik.

Europa, kjo ëndërr dhe synim çerek shekullor është kthyer në një pamundësi e qëllimshme, e një mazhorance që dëshiron të integrojë shtetin në një kartel të madh kriminal në vend të integrimit në BE.

Ne, nuk mund të pranojmë të jemi pjesë e këtij degradimi të vazhdueshëm moral dhe qeverisës. Me të gjithë të metat tona, me të gjithë gabimet tona. Vendosën të dilnim nga sistemi që riprodhon vetveten.

Nuk mundet të ndërtohet e ardhmja e fëmijëve tanë pa sakrificën tonë. Ndaj sot protestojmë për të ardhmen. Protestojmë dhe ngrihemi përballë një tiranie gjithnjë e në rritje vetëm e vetëm për të ruajtur status quo-në që sot i mundëson pushtetin dhe qeverisjen.

Dhuna jonë e vetme do të jetë këmbëngulja në të drejtën për të mbajtur përgjegjës qeverinë për paudhësitë e saj. Dhuna jonë e vetme do të jetë përballje me padrejtësinë në rritje të qeverisjes që sot dëshiron ta mbajë me çdo mjet pushtetin.

Ju ftojmë në shesh. Të qëndrojmë sëbashku, për betejën e përbashkët dhe të vërtetë. Nuk bëjmë asnjë hap pas. Së bashku deri në fund. Deri ne rrezimin e autokratit dhe qeverisjes që është zgjedhur nga krimi dhe punon për të.

Sot ne 18.30 Tirana dhe e gjithe Shqiperia behen bashke!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...