Nga akuzat e ministrave të PS te heqja nga grupi i miqësisë me SHBA/ Ja kandidati i Rilindjes për Lezhën

Saturday, 11 May 2019 16:39

Pjerin Ndreu është përzgjedhur kandidat i PS-së për Bashkinë e Lezhës. Nga ish-drejtues në Policinë e Shtetit në vitet 1999-2003, Ndreu iu bashkua Rilindjes së kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit morri drejtimin e Partisë Socialiste.

Ndreu është një emër që ka ngjallur debat dhe akuza në periudha të ndryshme, përfshi edhe nga vetë socialistët, në qeverisjen e të cilëve u promovua në poste drejtuese dhe më pas u largua nga rradhët e Policisë së Shtetit.

Në 2010, Ndreu u zgjodh kryetar i përkohshëm i strukturave të PS-së në Tiranë, ndërsa u angazhua në zgjedhjet vendore të 2011 në mbështetje të Edi Ramës, që synonte mandatin e 4-të rradhazi si kryebashkiak.

Gjithashtu, sikundër është raportuar ai ka pasur një rol shumë aktiv në protestën e opozitës së 21 janarit, e cila u pasua me përleshje mes policisë dhe protestuesve, ku mbetën të vrarë 4 pjesëmarrës në këtë protestë.

Në rradhët e grupit parlamentar të PS-së, Ndreu është renditur ndër deputetët e cilësuar si “të fortët”, i bindur ndaj Ramës dhe me raporte të mira me disa prej ligjvënësve që u detyruan të lënë mandatet për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Enigmë mbetet arsyeja sepse emri i deputetit Ndreu u hoq nga grupi parlamentar i miqësisë Shqipëri-SHBA. Emri i Ndreut u hoq bashkë me deputetët Mark Frroku dhe Tom Doshi, pas një memoje që ambasada amerikane në Tiranë i drejtoi Kuvendit të Shqipërisë.

Nuk dihen arsyet që çuan në këtë vendim, por Ndreu në vitin 2015, kohë kur emri i tij u hoq nga ky grup miqësie, reagoi duke e quajtur veten të pastër si kristali.

“Një informacion mediatik bën fjalë për heqjen e emrit tim nga lista e Miqësisë Shqipëri-Amerikë! -E para, unë nuk di të kem qenë pjesë e listës së Miqësisë Shqipëri-SHBA ,se nuk ma ka thënë asnjeri deri më sot. -E dyta, edhe nëse kam qenë dhe jam heq, nuk besoj se është rekomandim i Ambasadës Amerikane, por një lojë që dikush e luan dhe përdor dhe emrin tim. Nuk besoj se Ambasada Amerikane ka rënë në kurthin e dizinformacioneve të politikës shqiptare! -E treta, nuk jam pjesë e as nuk kam për të qenë kurrë as unë e as familja ime e asnjë inkriminimi. Askush nuk më përbalt dot. Unë jam Pjerin Ndreu, i pastër si kristali!”, theksoi Ndreu, në atë kohë.

Por akuzat ndaj Ndreut, përveç atyre të artikuluara nga opozita e sotme, veçanërisht nga ish-kryeministri Sali Berisha, janë artikuluar vite më parë nga vetë socialistët, ku ish-deputeti i Qarkut të Lezhës, sot kandidat zyrtar për kryebashkiak, aderon sot.

Igli Toska, një prej emrave që ka drejtuar Ministrinë e Rendit Publik, sot Ministria e Brendshme, në qeverisjen e PS-së, në akuzat ndaj Pjerin Ndreut do të akuzonte ish-drejtorin e policisë së Tiranës, Pjerin Ndreu për skandalin e 350 pasaportave të lëshuara në mënyrë të jashtligjshme në Gjirokastër, dhe për implikimin në një incident me armë, të ndodhur gjatë aksionit për kapjen e të kërkuarit Petrit Lleshi.

Ai është akuzuar se ka marrë rreth 1000 dollarë për çdo pasaportë të lëshuar.

Sipas njoftimit zyrtar të asaj kohe, Ndreu kishte lejuar biznesmenin e njohur, Vajdin Lame të merrte pjesë në aksion, madje të qëllonte me armë të shënuar në inventarin e policisë.

Kreu i Ministrisë së Rendit ka deklaruar më pas se i ka çuar prokurorisë dosjen me akuzat e ngritura ndaj Pjerin Ndreut.

Lidhur me skandalin e pasaportave, Ndreu ka shtuar se ka qënë ai vetë që e ka zbuluar këtë skandal.

Prokuroria e Përgjithshme në atë kohë nisi hetimet për Pjerin Ndreun, ndërkohë që iu shtua edhe një tjetër akuzë, ajo e kanosjes së një drejtuesi në Ministrinë e Rendit Publik. Por hetimet u mbyllën dhe Ndreu nuk u përball në gjykatë me akuzat e artikuluara publikisht.

Në një inervistë vite më parë, Ndreu do të sqaronte se akuzat dhe problemet për të nisën rreth 2003, kohë kur në një autobus në afërsi të Vorës u kap një sasi droge, rreth 17 kg, që i përkiste dikujt me pozitë të lartë. Ndreu nuk e ka përmendur asnjëherë se kujt i përkiste droga, pork a lidhur sulmet ndaj tij dhe më pas largimin nga policia e shtetit, pikërisht me këtë episode.

Emri i Pjerin Ndreut u lakua së tepërmi në vitet 2000 kohë kur ai u përplas me Edmond Kosenin, ish-drejtorin e Policisë së Elbasanit. Në atë kohë mediat raportuar se dy funksionarët e lartë përveç një konfrontimi fizik, kanë nxjerrë armët në sy të ministrit të rendit Publik, që në atë kohë ishte Spartak Poçi.

Lidhur me këtë incident reagoi edhe opozita e asaj kohe, PD e cila morri në mbrojtje Ndreun kundrejt Kosenit, që në anën rëndonin një seri akuzash publike.

Me hyrjen në Kuvend, si deputet, Ndreu përveç disa replikave ku është përfshirë për shkak të akuzave të artikuluara ndaj tij, mbahet mend për episodin e goditjes nga pas shpine të deputetit të opozitës Gent Strazimiri. Në kohën kur deputeti i PD-së u sulmua fizikisht nga Arben Ndoka, pas u godit nga pas kurrizit edhe nga Pjerin Ndreu, moment i fiksuar nga kamerat e Kuvendit.

Incidenti ndodhi më 10 korrik 2014, ndërsa Prokuroria e Përgjithshme njoftoi në atë kohë se ka ngritur akuzë ndaj deputetëve të Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, për goditjen e deputetit të Partisë Demokratike Gent Strazimiri.Prokuroria ka ngritur akuzën e “goditjes për shkak të detyrës” pas një incidenti të ndodhur në ambientet e kuvendit./ Boldnews

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...