Pse Lleshaj është kthyer në emblemë të krimit

Saturday, 11 May 2019 19:44

Ky kapter që s’u bë kurrë ministër i Brendshëm, por vazhdon të jetë njeriu me parametrat më të lartë të dhunës ndaj opozitës edhe sot në ditën e protestës ka fjalime të nxitjes së dhunës. Flakën Shqipërisë ia kanë vënë, kanabisi që mbrojti ky njeri si këshilltar i Ramës për sigurinë, kur vendi u kthye në Kolumbi. Flakën Shqipërisë ia kanë vënë bandat me të cilat ky njeri nuk merret sepse merret me opozitën dhe mesazhi i tij në ditën e protestës është i turpshëm.
Flakën Shqipërisë ia vunë njerëzit dhe parametrat më të ulët të inteligjencës si ky, të cilët kur i vesh me pushtet nuk janë makina të propagandistikës, por makina vrastare.
Mjafton diskursi i tij i egër ndaj opozitës që ky të mos jetë jo vetëm ministër i Brendshëm por as kaldajist në këtë ministri, se sa për punë dhe informacione më i informuar është roja i godinës së kësaj ministrie se sa Lleshaj.
Nuk është hera e parë në histori dhe në politikë që ndodh një fenomen i tillë. Parametrat e ulët të inteligjencës së ushtrimit të detyrës, raporti me lirinë me kombin dhe mbi të gjitha raporti me krimin të bën që të turpërosh fjalën shtetar.
Ky njeri është kthyer në mburojën e vërtetë të krimit pasi bandat e organizuara që merren me kokainë, heroinën dhe blerjen e votës janë të sigurta nën drejtimin e këtij njeriu në Ministrinë e Brendshme. / Redaksionale

Modifikuar më Diel, 12 May 2019 10:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...