Basha: Dhunës së Ramës i përgjigjemi me protestë kombëtare të hënën ora 18.30

Diel, 12 May 2019 01:22

01:15 – Pas gati një ore mbledhje në selinë e Partisë Demokratike, opozita vendosi që të hënën të zhvillojë një tjetër protestë kombëtare, në orën 18:30.

Ora 00:30 – Sahit Dollapi është dërguar në spitalin e Traumës, për të marrë kujdesin mjekësor, ndërsa fillimisht u shoqërua në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Kjo ishte edhe kërkesa e tij fillestare pasi pretendonte se ishte dhunuar nga policia.

Bashkë me të, mësohet se në total janë 100 protestues të shoqëruar nga policia, ndërsa sipas ministrit të Brendshëm Lleshaj, janë edhe 13 efektivë të policisë të lënduar.

Ishte pikërisht shoqërimi i Dollapit, i cili u godit nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë, që solli edhe transferimin e protestuesve te Drejtoria e Policisë, ndërsa në selinë e PD po mbahet në këto momente një mbledhje urgjente për hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrë opozita”.

Ora 00:16 – Para nisjes së mbledhjes së PD me aleatët, Lulzim Basha tha para protestuesve: “Beteja do të vazhdojë deri sa t’i japim fund politikës së lidhur me krimin, deri sa ta çlirojmë Tiranën dhe Shqipërinë nga qeveria e lidhur me krimin. Ju jeni protestues, qytetarë, prindër, por ju jeni sot ushtria demokratike, armata e lirisë dhe Europës. Shpresa e vetme që ky vend të bëhet si gjithë Europa”.

Ora 00:00 – Partia Demokratike ka thërritur një mbledhje urgjente në seli, ku do të marrin pjesë anëtarët e kryesisë së partisë, ata të grupit parlamentar dhe Kolegjit të Kryetarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...