Rama u premton policëve që do të lejojë prapë kanabizin

Diel, 12 May 2019 19:03

Kryeministri Edi Rama foli në konferencë edhe për dhunën e ushtruar ndaj Sekretarit Organizativ të PD Sahit Dollapit. Rama tha se ai ishte veprim i tepërt, por duhet kuptuar se policia ishte në luftë në ato momente.  “Dikush që i ikën policisë me vrap e ka një arsye që ikën me vrap. Por çfarë halli kishte Sahit Dollapi. AI kërkonte te ikte për te mos qene viktime e dhunës bandave ne polici sipas opozitës veshur me uniforme blu. E Rama, ky kryeministër me këtë polici e cila nuk e ka kaluar vetingun ende, është ajo qe akuzohet brenda dhe jashtë vendit për kanabizimin e vendit.

“Në vende me demokraci shume më të mirë se e jona do ta kishte pësuar shumë më keq. Të veprosh në ato kushte, të jesh nën flakë e gurë e nën një presion shtazarak nuk është gjëja më e kollajshme. I kuptoj ata dy punonjës policie që bën një veprimit të tepërt, por duke e gjykuar ne nga ekrani. Ama turp më te madh e përqeshje më te madhe me atë incident, ta kthesh në një histeri për te provuar se në 7 orë ishte policia shkaktare e gjithë asaj që pamë, nuk ka. Dua ta them këtë se kam pasur shumë mesazhe njerëzish të revoltuar”, tha Rama.
Formalisht Edi Rama është kryeministër edhe pse ilegjitim i Shqipërisë, por ne fjalën e tij sot u dëgjua vetëm se do mbështetës policinë, sikur uniformat blu janë në shërbim të agjendës së tij personale dhe te karriges qe mban dhe jo misionit fisnik ruajtjes së rendit dhe qetësisë dhe nuk tha asnjë fjalë për qytetarët e dhunuar shqiptarë mes tyre dhe zyrtarë të partisë më të madhe të opozitës, Partisë Demokratike.
Siç duket Rama ka qenë i qartë në misionin e tij që kur ka ardhur në pushtet duke emëruar Saimir Tahirin ne krye të Ministrisë së Brendshme, tepelenizimin e Policisë dhe strategjia ishte gati: Kanabizimi i Shqipërisë në çdo cep me qëllim përfitimin e miliarda eurove dhe përmes tyre bashkë me bandat dhunimin e zgjedhjeve, deformimin e vullnetit të zgjedhësve përmes metodave që tashmë çdo qytetar e di, me të vetmin mision: Qëndrimin në karrigen kryeministrore. E ka bërë këtë mësë miri, kur dihet shumë mirë që Shqipëria u kanabizua dhe kjo e pranuar gjerësisht dhe në të gjitha raportet, por ama asnjë përgjegjës nuk kemi. E kundërta ndodhi, kanabizuesit e Shqipërisë i siguruan Ramës zgjedhjet në 2017, kur e vërtetuar tashmë dhe në përgjimet te autorizuara nga gjykata, konkretisht dosjet 339 dhe 184, ndaj dhe Rama e falënderon policinë i jep mbështetjen asaj për vazhdimin e shërbimit që po i bën duke lënë të nënkuptohet ndaj policëve se do ta lejojë prape kanabizimin e vendit!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...