Del video, këta janë ata që “kërcënuan” ambasadorin e OSBE

Tuesday, 14 May 2019 08:26

E gjithë qeveria, duke filluar nga kryeministri dhe pjesa më e madhe e ministrave të dielën kanë dënuar atë që e kanë cilësuar një kërcënim dhe frikësim të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë.

Këtë të hënë reagime të forta pati nga të gjitha përfaqesitë e huaja në vendin tonë.

Nga ana tjetër PD tha se “është e dënueshme çdo përpjekje propagandistike e qeverisë për ta kundërvënë Partinë Demokratike me partnerët tanë, si në rastin e mbishkrimeve në banesën e ambasadorit të OSBE-së. Ne i kërkojmë prokurorisë të zbulojë kush janë autorët e këtij akti të shëmtuar dhe t’i vërë ata përpara përgjegjësisë”.

Por kush janë “kërcënuesit” e ambasadorit të OSBE-së. Bëhet fjalë për një grup të rinjsh të partive opozitare që kanë shkuar në pallatin ku banon ambasadori Bernd Borchardt ditën e protestës, të shtunën. Me duartrokitje dhe në kor në anglisht ata thonë: Borchardt turp për ju! Po ashtu në hollin e pallatit është shkruar e njëjta parullë: Borchardt turp për ju!

Modifikuar më Tuesday, 14 May 2019 08:43

Video

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shuhet profesori i tre kontinenteve, Agron Fico

Kulturë

Shuhet profesori i tre kontinenteve, Agron Fico

Shuhet në moshën 86-vjeçare albanologu dhe studiuesi i njohur Agron Fico. Lajmin e ka dhënë Akademia e Shkenca, teksa vlerëson maksimalisht figurën e Ficos, për kontributin e vyer të dhënë...

Prokuroria shpall moskompetencën për aksionin anti-drogë në Kukës, dosja kalon në SPAK

Politikë

Prokuroria shpall moskompetencën për aksionin anti-drogë në Kukës, dosja kalon në SPAK

Prokuroria e Kukësit ka shpallur moskompetencë në lidhje me dosjen e 19 të arrestuarve për trafik droge në Kukës. Dosja me 19 të arrestuar ka kaluar tashmë në duart e SPAK...

Pas takimit me ambasadorët, Bylykbashi e Vasili në zyrën e Bashës, i pranishëm edhe kryetari i PDIU

Politikë

Pas takimit me ambasadorët, Bylykbashi e Vasili në zyrën e Bashës, i pranishëm edhe kryetari i PDIU

Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili pas takimit me ambasadorët Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman kanë shkuar në zyrën e Bashës. Dy të mandatuarit e opozitës për Këshillin Politik do...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!