Basha në Londër me ftesë të Partisë Konservatore dhe Parlamenti Britanik

Tuesday, 14 May 2019 12:06

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillojë një vizitë të rëndësishme në Londër. Burime kanë bërë të ditur se gjatë të premtes kreu i opozitës shqiptare do të zhvillojë një sërë takimesh në Britaninë e Madhe.

Basha do të jetë në Londër si i ftuar nga Partia Konservatore Britanike dhe Parlamenti Britanik. Pas vizitës zyrtare lideri i opozitës Basha pritet te ketë dhe një takim me komunitetin shqiptare ne Britani te Madhe.

Kjo vizitë e Bashës në një nga kancelaritë me te mëdha europiane, perëndimore dhe botërore vjen në një kohe kur opozita ka braktisur Parlamentin duke kërkuar zgjedhjet e lira dhe te ndershme.

Lajmin e ka bërë publik kreu i degës së PD-së në Britaninë e Madhe, Naim Hasani përmes një statusi të tij në Facebook. Ai fton bashkatdhetarët të jenë të pranishëm në takimin me liderin e opozitës shqiptare, Lulzim Basha.

Statusi i Naim Hasanit në Facebook:

Dega e Partisë Demokratike në Mbretërinë e Bashkuar ju fton të merrni pjese ne takimin qe lideri i opozitës shqiptare z. Lulzim Basha do të mbaje me komunitetin shqiptar në Britani, me rastin e vizitës zyrtare qe do të zhvilloje me ftese të Partisë Konservatore dhe Parlamentit Britanik.

Ne këto momente te rëndësishme për demokracinë dhe kombin shqiptar, z. Basha është i lumtur te ndaje me neve vizionin e tij për një Shqipëri Demokratike dhe Europiane, ku kontributi i qytetarëve shqiptarë, përfshi edhe atyre në diasporë, do te jete aktiv, i vlerësueshëm dhe gjithëpërfshirës.

Takimi do te mbahet ne adresën, datën dhe orën e mëposhtme;-

Tuke Hall

Regent’s University London,

Inner Circle,

Regent’s Park,

London NW1 4NS

E Premte, date 17 Maj 2019

Ora: 19:00

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Bota Shqiptare

Për një vit, Kosova shpenzoi rreth 60 milionë euro për pensionet e veteranëve

57 milionë euro janë shpenzuar vetëm gjatë vitit paraprak si pagesë për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se...

Celine Dion humb njeriun më të shtrenjtë

Show-biz

Celine Dion humb njeriun më të shtrenjtë

Këngëtarja e njohur Celine Dion ka humbur njeriun më të shtrenjtë , mamanë e saj. Therese Dion vdiq në moshën 92 vjeçare. Lajmin e dha vetë këngëtarja duke publikuar një foto bardhë e...

“Kemi ikur nga Shqipëria vetëm me rrobat e trupit”, këngëtarja me famë botërore rrëfen fillimet e vështira

Show-biz

“Kemi ikur nga Shqipëria vetëm me rrobat e trupit”, këngëtarja me famë botërore rrëfen fillimet e vështira

Ava Max është një nga këngëtaret më të reja shqiptare që ka marrë famë botërore. Ajo ka ditur si të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve me hitet e saj. Ava...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!