Borchardt, një lake që duhet përbuzur

Tuesday, 14 May 2019 13:35

Bernd Borchardt e ka radhitur veten në linjën e paraardhësve më të përbuzshëm që OSBE ka dërguar ndonjëherë në Tiranë. Nëse Dan Everts bridhte me uniformë ushtarake në mjedisin e militarizuar shqiptar, duke përdorur çdo armë që kishte në dorë kundër opozitës së demokratëve, nëse Eugen Volfarth, nginjej me qofte dhe fryhej me birra mbi kufomat e demostruesve socialistë në bulevard dhe zgjedhjeve vjedhura në Tiranë, diplomati gjerman do të mbahet mend si një pupac qesharak në duart e rilindjes.

Këtë profil të tij e bën edhe më të theksuar fakti se ai pasoi në gusht 2016, një profesionist race si Florian Rauning, i cili u vu në qendër të goditjeve të qeverisë, për largimin e OSBE nga Shqpëria, pas publikimit të raportit që pretendonte se Edi Rama kishte 200 milionë euro të fshehura në kompanitë offshore. Ky raport konfidencial që tronditi skenën politike vendase nuk përmendte vetëm kriminalizimin e parlamentit, 10%-20% që merte ryshfet ish kryetari kur dejtonte bashkinë, ndërtuesit që i kish bërë deputetë, por fshikullonte fort, me të njëtën ndershmëri, edhe Sali Berishën apo Ilir Metën.

Kjo ishte një nga herët e vetme dhe të fundit (pas zbulimit të kabllogrameve të Wikiliksit) kur publiku shqiptar kuptonte se ç’mendonin saktësisht ndërkombëtarët për politikën shqiptare.

Nuk kaloi shumë kohë pas këtij “skandali” dhe austriaku i fisëm Rauning, u largua.

Bernd Borchardt që e pasoi vendosi ta drejtojë ndryshe misionin e vendosur në hotel Sheraton.

Askush nuk mund ta gjykojë për këtë. Askush nuk mund të ankohet për preferencat e tij për rilindjen apo për idenë që ai ka për zhvillimet politike në vend.

Natyrisht, një pjese të mirë të shqiptarëve nuk u ka ardhur mirë, që në pikun e protestave studentore ai u involvua në këtë krizë, që nuk është në mandatin e tij, duke u bërë zëdhënësi i Ramës në thirrjet për dialog.

Ata mund ti kenë parë me dyshim absurditetet publike të zvendësit të tij, se blerja e votës nuk cënon rezultatin.

Ata mund të jenë tallur me deklaratat se kodi zgjedhor mund të votohet edhe pa opozitën (që s’kanë guxuar ta thonë aq troç as vetë socialistët).

Ata mund t’a kenë nënqeshur kur e kanë parë të përdridhet teksa flet për degradimin e lirisë së mediave në vitin e fundit.

Ata mund t’a kenë përçmuar teksa e kanë ndjekur duke ndryshuar në kohë reale vetëtimat që lëshonte kundër dhunës në protesta.

Por, pavarësisht nga këto ndjenja të përziera ata, në pjesesën më të madhe, mund ta kenë justifikuar, si një arbitër të anshëm me preferencat apo interesat e tij. Në këtë pikë nuk do të qe as i pari e as i fundit diplomat perendimor që sillej kështu në Tiranë.

Ndërsa ajo që ndodhi të shtunën në mbrëmje e derdhi gotën, pasi Brend Borchardt pranoi ta degradojë statusin e tij: nga një gjykatës që imponohet, në një zar që përdoret.

Mënyra se si ai e lejoi pushtetin të manipulonte me rastin e “kërcënimeve” ndaj tij, qe e turpshme. Disa pak qytetarë, nga portretet më të paqme që janë parë ndonjëherë, thjeshtë guxuan ti thërrasin se duhet ti vijë turp. Ata nuk patën frikë tia zhgarravisin këtë edhe në muret e shkallës ku banon.

E ku qenkërkësh akti terrorist këtu? Ku është “dhuna kriminale e pashembullt” për të cilën vuri alarmin Edi Rama?

Megjithëse vjen nga një vend ku akte të tilla proteste, as nuk përbëjne shkelje, jo më të trajtohen si krime të padëgjuara, Borchardt vendosi ti nënshtrohej logjikës autokratike të regjimit të Tiranës. Ai e vuri veten me gaz në shërbim të propagandës, njësoj si ata aktorët e Portokallisë që mbjellin pemë te liqeni, apo ata katundarët që marrin tapitë në fushatë.

Ai nuk bëri asgjë më pak sesa një lake i zakonshëm shqiptar. Dhe prandaj ai e reshtoi veten në aradhën e diplomatëve që meritojnë përbuzjen. Jo thjeshtë për aktet që ka bërë, as për fjalët që ka thënë, por për mënyrën si ka lejuar ta shpërdorojnë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...