Manjani, Ramës: Po në 2007 kur shtyve zgjedhjet, si e shkele Kushtetutën?

Tuesday, 14 May 2019 15:48

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratave të bëra sot nga Kryeministri Edi Rama, në konferencën me gazetarët. Kryeministri përsëriti disa herë se nuk ka asnjë hapësirë për negociata me opozitën, pasi ai si drejtues i mazhorancës nuk mund të shkel Kushtetutën.

Ish-ministri i Drejtësisë, në një reagim në Facebook, i kujton kreut të qeverisë se në vitin 2007, ishte Edi Rama ai që si drejtues i opozitës detyroi qeverinë dhe ndërkombëtarët të pranonin shtyrjen e zgjedhjeve përtej afatit kushtetues.

“S’ka mundësi Kushtetuese?! Ou?! Po në 2007-ën, kur Ai nuk hynte në zgjedhje, si u gjet rruga Kushtetuese që u shtynë zgjedhjet?!”,- shkruan Ylli Manjani, në një reagim në Facebook.

Në vitin 2007 zgjedhjet vendore të dekretuara nga Presidentit u shtyn me kërkesën e opozitës, vetëm sepse Partia Socialiste nuk pranonte të hynte në zgjedhje, për shkak të pretendimeve për certifikatat që lëshonin zyrat e gjendjes civile.

Modifikuar më Tuesday, 14 May 2019 16:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...