Filmimet/ Lleshi i përfshirë vetë në aktet e dhunës

Tuesday, 14 May 2019 18:24

Partia Demokratike po përgatitet të padisë në prokurori ministrin e Brendëshëm, Sandër Lleshi, si dirigjues të dhunës së ushtruar mbi protestuesit e saj gjatë protestës kombëtare të së shtunës. Sipas opozitës shkopinjtë e gomës dhe gazi lotësjellës që mbyti qendrën e Tiranës kanë qenë vendime politike të marra nga ministri dhe jo operacione policore të vendosura nga profesionistët.

“Sandër Lleshaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi dhe krimineli tjetër me uniformë Arben Baro duhet të shkarkohen nga detyra dhe të hetohen menjëherë” ka thënë në një njoftim për shtyp ish deputeti Enkelejd Alibeaj.

Po sipas ish deptetit opozita disponon prova se gjenerali në pension, lleshi i ka komanduar vetë aksionet e policisë gjë që i ndalohet me ligj dhe për këtë ekzistojnë tashmë filmime: “Ka prova filmike se Sandër Lleshaj, i cili në shkelje të ligjit komandon operacionet e policisë kundër opozitës, është duke u larguar si hajdut nga dera dytësore e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pasi njoftohet të shtunën në mbrëmje për zhvendosjen e protestës së opozitës”.

Deri më tani nga selia blu nuk është dhënë asnjë provë për xhirime apo foto për atë që pretendohet. madje nuk është pëcaktuar nëse filmimet janë nga kamera amatore apo nga kamerat e vetë drejtorisë së policisë. Megjithëse në komunikatën e saj thuhet:”Partia Demokratike disponon të dhëna të mjaftueshme për ta çuar sadistin Sandër Lleshajn para drejtësisë për shkelje flagrante të ligjit të policisë së shtetit”!/Lapsi/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...