Voltana Ademi i krahason Ramës Shkodrën pa investime me Vlorën e përmbytur me projekt 8 mln euro

Tuesday, 14 May 2019 19:33

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Shkodër nga ku dhe lëshoi disa deklarata sa i përket synimit të PS për të fituar bashkinë më të madhe në veri të vendit.

Por teksa përpiqej të bindte shkodranët për punën e bërë deri tani, kreu i qeverisë bëri një krahasim të gabuar.

Ai u shpreh se si shembull duhet të merret Vlora.

“Unë bëj debat me njerëzit e lidershipit të partisë sa herë them i duam 61 bashkitë. Po normal se për derisa shkon në garë, ke për të fituar, pavarësisht se në disa nuk ka rivalë e në disa te tjera ka kandidatë të tjerë. Kush ështe më i mirë se ne? Nuk ka më të mirë. Kujt t’ia besosh Shkodrën? Atyre që e qeverisin prej çerek shekulli. Bëni krahasimin mes Shkodrës dhe Vlorës. Çfarë bëmë ne në Vlorë? Për vetëm pak më shumë se 4 vjet. Çfarë kanë bërë për më shumë se çerek shekulli në Shkodër”, do të shprehej Rama.

Por kryeministrit i ka kthyer përgjigje kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Ademi i tregon Ramës dhe publikut se si para disa ditësh “Lungomare”-ja e famshme e Vlorës dhe e kryeministrit do të prëmbytej, pavarësisht investimit të ri prej 8 milinë eurosh.

Reagimi i plotë i Voltana Ademit:

Në qytetin bregdetar, “vepra më e rëndësishme e partisë së Rilindjes” është Lungomare- ja e famshme. Vetëm pak ditë më parë të gjithë shqiptarët, e jo vetëm vlonjatët, e panë se ku kanë shkuar miliona euro investime, pasi disa minuta shi përmbytën të gjithë Lungomare- n.

Kjo është prova më e mirë dhe më e qartë se çfarë bëri “Rilindja” për 4 vite në Vlorë.

Shkodra këto 6 vite, nuk ka marrë asnjë investim nga “Rilindja” e Edi Ramës. Kjo është e vërteta që e di Shkodra dhe Shqipëria mbarë. E megjithatë, falë mirëadministrimit si një familje e madhe, me të ardhurat e vetë qytetarëve, përmes taksave që vazhdojnë të jenë më të ulëtat në vend, kemi investuar në rrugë, trotuate, hapësira të gjelbra, ndriçim, kanale kulluese, qendra shendetesore, shërbim social, shkolla e ambjente sportive.....

“Rilindja” e ka të vërtetuar me prova, edhe gjyqësore tashmë, se jo vetëm nuk është më e mira por është më e inkriminuara, më e korruptuara dhe hajdutja e zgjedhjeve. Sepse vetëm kështu Edi Rama mund të marrë pushtet, pasi shqiptarët nuk e votojnë. Prandaj largimi i Edi Ramës dhe klikës së tij është prioritet dhe emergjencë kombëtare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...