Ish presidenti Bujar Nishani ka folur rreth protestave të zhvilluara nga opozita në ditët e fundit.
Sipas Nishanit, opozita nuk ka pasur ndonjë manifestim dhune dhe nuk do të ketë asnjëherë.
Ish Presidenti theksoi nga studio e emisionit “Përballë” në RTSH se sistemi ka rënë sepse opozita në numra është shumicë.
“Opozita nuk ka pasur asnjë manifestim dhune apo dhe ndonjë platformë dhune. Dhe nuk do të ketë asnjëherë. Normalisht opozita nuk ka dalë në protestë me lule. Në Shqipëri sistemi politik ka rënë. Ka disa që nuk e besojnë, ose që thonë se është retorikë. Por sistemi ka rënë sepse opozita është në numra shumicë”,-tha Nishani.