Erisa Xhixho: Ndalimi i studentes, turp për shtetin dhe turp për ata që heshtin

E mërkurë, 15 May 2019 09:12

Ndalimi i studentes, Ana Azizaj në mesnatë nga Policia e Tiranës, e dyshuar për parullën në pallatin ku banon ambasadori i OSBE ka sjellë reagime të forta. Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho e cilëson turp për policinë dhe qeverinë aktin e paprecedentë të ndalimit të një femre në mesnatë.

Në një reagim në rrejtët sociale në orët e para të mëngjesit Xhixho shkruan se një akt i tillë është turp për zyrtarët që kanë dhënë urdhrin dhe për ndërkombëtarët.

Postimi i Erisa Xhixhos:

Turp per ju.

Shoqerohet ne mesnate ne polici nje studente e shkelqyer dhe qytetare e lire pasi krimin me te madh qe ka bere eshte te protestoje per te drejtat e saj kunder kesaj qeverie kriminale. Shoqerohet se ka shprehur lirisht mendimin e saj ndaj nje diplomati qe ben protagonistin qe nuk i takon ne vendin tone.

Turp i madh.

I bej thirrje atyre qe kane dhene kete urdher politik gjithashtu dhe drejtuesve policise te kene kujdes per cdo veprim, pasi pergjegjesia do te jete personale para drejtesise dhe qytetareve.

Nderkombetaret dhe veçanerisht ambasadorit te BE qe ne diten e Europes kishte lajkmotiv “Fuqine e Rinise” te reagoje ndaj ketij turpi te madh qe synon ti behet te rinjve per ti trembur apo intimiduar ata ne ushtrimin e te drejtave te tyre te sanksionuara ne kushtetute dhe konventa nderkombetare.

Askush nuk i mbyll dot gojen rinise .

Ana Azizaj eshte qytetare europiane me kurajo dhe guxim per te kerkuar te drejtat e saj, pa u kompleksuar nga askush ,por e bindur ne betejen e saj per liri dhe standarte europiane si bashkemoshataret e saj ne bote.

Asnje hap pas ne betejen tone.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...