Njihuni me organizatën që Rama po tenton ta instalojë në krye të bashkive të Shqipërisë!

E mërkurë, 15 May 2019 14:29

Amalgama e kandidatëve për kryetar bashkish që u ka vënë përpara shqiptarëve përfshinë nga kriminelë me dosje kriminale, të cilët po të zbatohet ligji i dekriminalizimit nuk duhet të ishin fare kandidatë, tek emërtesa të krimit të organizuar dhe bandave kriminale të dosjes 339 dhe 184 tek veglat e Edi Ramës, të cilët kanë qenë pjesë e një sponsorizimi makabër politik tek ngjarjet e inskenuara të 21 Janarit, tek kukulla të oligarkisë, njerëz të emëruar nga aferat qindra milionëshe.

Është një listë e më të zinjve, por nuk është një listë e socialistëve të ndershëm shqiptarë. Ai vazhdon të jetë në bashkëpunim të hapur me krimin çka e provon edhe lista e kandidatëve. Kandidati i Shijakut i diktuar nga Avdylajt dhe Keçajt.

 

Shumë shpejt do të dalin provat. Ka kandidatë të tjerë me dosje kriminale. Kandidatja e Durrësit i diktuar drejtpërdrejt nga njeriu që i mban peng dhe që është arsyeja pse nuk hetohet 339-ta, Vangjush Dako. Do të kemi kohë për të tregua një e nga një.

 

Është pasqyra e bashkëpunimit kriminal të Edi Ramës, që sot duhet të ishin prapa hekurave. Bosë të bandave kriminale dhe politikanë që bashkëpunojnë me ta. Në vend që të jenë prapa  hekurave ata, janë prapa hekurave qytetarët’.

Kjo është deklarata e fortë e kreut të opozitës, Lulzim Basha, vetëm 1 ditë më parë gjatë një prononcimi për krizën dhe menjëherë pas konferencës së jashtëzakonshme të kryeministrit, ku paralajmëroi se Edi Rama edhe për zgjedhjet e 30 qershorit, po përgatit instalimin e një organizate korruptive-kriminale, që do të drejtojë bashkitë e Shqipërisë. Por në fakt kush janë këta individë të cilët Basha i cilëson në shumicën e tyre ‘listë e zezë’ dhe që Edi Rama po synon që ti instalojë në krye të bashkive të vendit, edhe pse opozita nuk i njeh këto zgjedhje?!

TIRANË: Erion Veliaj, kampion i dyfishimit të taksave, lejeve të ndërtimit për kulla, punë publike korruptive, përgjegjës për vdekjen e Ardit Gjoklajt etj, etj.

DURRËS: Valbona Sako, Drejtore e Tatimeve Bashkia Durrës, me raport hetimor në prokurori, nga KLSH, bashkë me Vangjush Dakon, Adrian Çelën (ish N/kryetar Bashkie) dhe motrën e Vangjush Dakos, drejtore finance bashkie.

VLORË: Dritan Leli, paracaktohet për mandatin e dytë edhe pse tenderave të tij abuzivë ju kanë dalë fekalet mbi sipërfaqe. Është akuzuar për abuzime të në shifra të mëdha, paaftësi dhe i vënë në shërbim të firmave klienteliste të vetë Edi Ramës. Është akuzuar me fakte se vetëm për fasadë të ‘Rindjes Urbane’ ka investuar 500 milionë lekë në kuadër të ‘Sistemi Multifunksional-Smart City’, ku do të bëjnë pjesë edhe stola inteligjentë, që sot nuk funksionojnë; për një tender për ‘Rehabilitimin e rrugëve Ramize Gjebrea-Gjon Bocari Loti I’, për të cilin e shpalli fituesin duke vendosur një kriter ‘që paracakton vetëm fituesin’; për bulevardin e Lungo Mare të ndërtuar më shifra astronomike nga firma ‘Fusha’ dhe që së fundmi u përmbyt pas një vese shiu, etj, etj.

SHIJAK: Elton Arbana, kryetar i PS në Shijak, shef i IKMT, Qarku Durrës. I akuzuar së fundmi nga kryetari i PD Lulzim Basha, se është kandiduar direkt nga klani kriminal ‘Avdylaj’.

LEZHË: Pjerin Ndreu, deputet i PS, i liruar nga detyra dhe i akuzuar nga ish-ministri socialist i Rendit Publik, Igli Toska, për skandalin e 350 pasaportave të lëshuara në mënyrë të jashtëligjshme kur drejtonte policinë në Gjirokastër, për të cilat merrte deri në 1 mijë dollarë; për implikimin në një incidenti me armë, të ndodhur gjatë aksionit për kapjen e të kërkuarit Petrit Lleshi etj, etj.

ELBASAN: Gledian Llatja, prej 1 muaji Prefekt-Elbasan, në vitet 2005- 2018 zyrtar në KQZ dhe drejtor i Licenca-Kontratave në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN).

CËRRIK: Andi Salla, Drejtor i Paraburgimit në Elbasan.

PËRRENJAS: Nuri Belba, deputet i PS. Sipas mediave bashkëshortja e tij, punon në 2 punë shteti: Te ‘Posta Shqiptare’ dhe në qendrat Mjekësore Qukës-Prrenjas-Librazhd.

MALLAKASTËR: Qerim Ismaili, drejtor juridik dhe kryetar i tenderëve në bashkinë-Fier; bashkëpunëtor i ngushte i Armando Subashit, i cili gjithashtu rikandidohet nga Rama.

MEMALIAJ: Gjolek Guci, ish-drejtor i OSHEE në Kombinat-Kashar, shkarkuar për abuzime, emëruar në agjencinë ALUZNI.

PËRMET: Alma Hoxha, Drejtore Arsimi-Përmet, e akuzuar publikisht për emërime kundrejt ryshfetit dhe emërimin skandaloz si drejtorë shkollash, 2 ish-të dënuar me burg; një për falsifikim diplome, tjetri për vjedhje e falsfikim votash.

BERAT: Ervin Demo, ish-Zv/ministër Arsimi, shkarkuar personalisht nga kryeministri Edi Rama, për ‘Doktoraturë’ të vjedhur, me banim në Tiranë.

SKRAPAR: Adriatik Mema, Drejtor i Kabinetit të Ministrit të Brendshëm, me banim në Tiranë.

POLIÇAN: Adriatik Zotka,j, mori mandatin e parë në 2004, të dytin në 2007 dhe të tretin në 2015, të cilin po e vazhdon. Ai është i zgjedhuri i PS dhe i vetmi që i ka dhenë vetes titullin ‘Qytetar nderi’. Në formularit që ndodhet në KQZ, vetë Zotkaj shkruan,se ka qenë i dënuar 3 herë.

POGRADEC: Ilir Xhakolli, deputet, biznesmen, me banim në Tiranë.

SHKODËR: Valdrin Pjetri, Drejtor i Përgjithshme i Hipotekave, së fundi prefekt në Shkodër, me banim në Tiranë.

VORË: Agim Kajmaku, pronar i kompanisë ‘Kajmaku’ prodhim dhe shitje lulesh.

KOLONJË: Erjon Isai, aktor komik i Portokallisë, Drejtor i Teatrit të Kukullave, me banim në Tiranë. I rreshtuar pas shpërblimit me postin e drejtorit kundër kolegëve që mbrojnë prishjen e Teatrit Kombëtarë.

KAMËZ: Rakip Suli, deputet, biznesmen, i hetuar nga parlamenti dhe prokuroria, si përfitues tenderash e fondesh shtetërore.

KAVAJË: Redi Krali, biznesmen, banim në Tiranë, babai i tij dhe Fatos Nano, janë djem tezesh.

RROGOZHINË: Haxhi Memolla, pronar lokali, qejfli tallavaje, i rrahur publikisht në një mbledhje të Rilindjes, nga ish-kryetari i bashkisë Kavajë, Ervis Roshi me 7 emra.

KUKËS: Safet Gjici, biznesmen, përfitues i madh i fondeve të qeverisë.

BULQIZË: Lefter Alla, kryetar i PS-Bulqizië, biznesmen kromi e ndërtimesh, me firmën ‘Alb Leaa-International’.

DIBËR: Dionis Imeraj, ish-Drejtor i Hetimit Tatimor në Tiranë, me dosje penale për korrupsion, shpërdorim detyre dhe shit-blerje votash, në vitin 2017.

MAT: Agron Malaj, kryetar i PS-Mat, ish-gardist, pjesë e ‘grupit të zjarrit’ në ngjarjet e 21 janarit 2011 (Rama pranoi dje, se ishte informatori i tyre në atë kohë), biznesmen lojërash fati dhe në tregun gaz-energji, prej 5 vitesh drejtor i OSHEE në zonën, Milot-Dibër.

BELSH: Arif Tafani, kërkon mandat të dytë në këtë bashki, me dosje penale nga KLSH për 870 milionë lekë abuzim me tenderët për ‘Rilindjen Urbane’.

LIBRAZHD: Kastriot Gurra, i akuzuar nga opozita dhe media si sekser tenderësh e gjobash në shërbim të Taulant Ballës, me raport skandaloz në KLSH.

ROSKOVEC: Majlinda Bufi, familjare e krye-sekretarit të qeverisë, Ëngjëll Agaçi, pasanike e vetë deklaruar, me vila e biznese në Tiranë, Durrës, Vlorë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...