Rekordi i zi/ Shqipëria si Iraku, në 10 shtetet që kanë më shumë aplikime për azil

E mërkurë, 15 May 2019 22:00

Kriza politike në vend ka rikthyer rritjen e numrit të shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Europian. Të dhënat e fundit të Zyrës Mbështetëse Europiane për Azilin, tregojnë se gjatë muajit mars 2019 janë paraqitur 2158 kërkesa për azil, prej të cilave 1936 kanë qenë për herë të parë dhe 222 kanë riaplikuar.

Statistikat tregojnë se pavarësisht shanseve të paktë për të përfituar, shqiptarët nuk tërhiqen dhe renditen në listën e dhjetë vendeve, shtetasit e të cilëve kanë dhe numrin më të madh të aplikimeve, përkrah Irakut, Kolumbisë apo Gjeorgjisë.

Kërkesat janë në rritje krahasuar me marsin e vitit 2018, e po ashtu i lartë është numri i kërkesave që presin shqyrtim nga autoritetet e vendeve anëtare të BE-së, plot 11810 të tilla.

Në përgjithësi numri i azilkërkuesve në Bashkimin Europian është rritur me 20 për qind krahasuar nga marsi i vitit 2018, por numri është më i ulët nga koha e shpërthimit të krizës së refugjatëve në vitin 2015.

Shqipëria ka marrë disa masa të ulur numrin e azilkërkuesve dhe ka vendosur bashkëpunimin me autoritetet policore të disa vendeve anëtare.

Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për azil, Komisioni i BE-së thotë se Shqipëria vijon t’i plotësojë kushtet për liberalizimin e vizave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...