“Kur do flasim?! “/ Alibeaj i përgjigjet Ramës: Mirë bën të flasësh me avokatin tënd mbrojtës

E Enjte, 16 May 2019 08:21

 “Kur do flasim?” Kjo ishte pyetja që kryeministri Edi Rama i dërgoi Lulzim Bashës fill pas protestës marshim që kreu opozita ditën e hënë. E teksa Basha nuk i ka kthyer përgjigje kryeministri, ai që e ka një përgjigje për Ramës është ish deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj.

I ftuar në Byro Politike në abcneës, ish deputeti ka ironizuar pyetjen e Ramës duke i sugjertuar që kryeministri bën mirë të flasë me avokatin e tij mbrojtës.

 “Nuk është ultimatum se të kërkosh zgjedhje të lira nuk është ultimatum. Fillohet nga kjo që shqiptarët të votojnë të lirë. Pse kemi kërkuar që të mos jetë Rama kryeministër? Sepse ka një sërë episodesh filluar më së paku nga 2015. Menyja është e thjeshtë për shqiptarët e uritur për demokraci. Menyja është kjo: Zgjedhje të lira dhe të ndershme, një qeveri tranzitore që garanton barazinë e palëve dhe lirinë e shqiptarëve për të votuar me një mandat të tillë të përcaktueshëm aq sa për të garantuar këto zgjedhje të lira.

A rivendoset kështu tulla e parë e demokracisë, vota e lirë? Ne besojmë që po. Nuk e kemi bërë për të marrë pushtet në tryezë. Nga ky moment besoj se çdo gjë ecën në mënyrë normale. Nuk është ultimatum. Të të shkruajë gazeta më e madhe gjerman “Bild” që Rama është kapur në krim elektoral, vetëm të fyejmë inteligjencën mos të pranojmë që të kërkojmë me një arsyetim normal. Unë them dhe një gjë tjetër. Kur thotë ai “kur do flasim, kur do flasim”, unë e kam një përgjigje. Juridikisht me kë do flasë? Ai ka vetëm një njeri me të cilin duhet të flasë, me avokatin e vet për krimet elektorale që ka kryer. Ne po kërkojmë vetëm kaq, kryeministër jo sepse vjedh zgjedhjet”, tha ish-deputeti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...