Ndoka: Po e lamë më tej këtë kryeministër, do na vendosë taksë edhe për...!

E Enjte, 16 May 2019 13:48

Kryetari i PDK, Nard Ndoka, është irrituar sot pas lajmit se qeveria e kryeministrit Edi Rama po përgatitet t’i bëjë me pagesë edhe akset kryesore rrugore të vendit. “Po e lamë edhe më tej këtë kryeministër, do të na vendosë taksë edhe për ...” është shprehur Ndoka në rrjetet sociale duke nënkuptuar disa gjëra.

Reagimi i tij dhe thirrja për të mos iu  ndarë protestave deri në largimin e Ramës, erdhi pasi Ministrja e Energjisë dhe e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e pyetur sot nga mediat për venien e taksës në autostradës Tiranë – Durrës, tha:  “Ka pasur një konfuzion në media, projekti i autostradës Tiranë-Durrës është përmendur shpesh herë edhe nga ministria dhe qeveria si një nga projektet kryesore, pasi lidhja e kryeqytetit me portin e vendit është detyrë e ne na vendos para faktit që sa më shpejt të zhvillohet.

Ne po punojmë, në vjeshtë projekti të shpallet për garë dhe më pas të kemi një garë transparente për të qenë fituesi i radhës dhe më pas të fillojnë punimet dhe jo që në shtator të fillojë kalimi me pagesë.  Do të ketë një dialog publik. Për të gjitha rrugët që në të ardhmen do të jenë me pagesë do të kenë gjithmonë rrugë alternative. Asnjë mundësi e vetme, nuk do të jetë asnjëherë me pagesë. 

A është në fuqi oferta e grupit indian?
Nuk bëhet thjeshtë për zgjerim, por përmirësim të të gjitha kushteve. Ka pasur një propozim që po shikohet për t’u vlerësuar dhe nuk ka një propozim për pagesën. Është e parëndësishme për momentin sa do të paguhet, pasi kjo do të ndodhë pas realizimit të projektit, përfundimit të garës, pas realizimit të projektit, një afat i largët.

A ka vija të kuqë për pagesën?
Janë dy; të ketë një pagesë të përshkallëzuar, jo cdo dalje të paguhet me një tarifë, nëse dikush do të dalë në Rinas apo… pra në varësi të rrugës që do të përshkruajë cdo automjet. Pra tjetër pagesë kur del në Rinas, tjetër kur del në zonat periferike në Durrës apo në port. Dhe e dyta, kushdo që të jetë fituesi detyra e parë që do të ketë është përmirësimi i rrugës së vjetër Tiranë-Plepa pa pagesë. Më parë do të vendoset në dispozicion rruga, që Shqipëria do të përfitojë me parametra të rrugës nacionale, jo sikur është sot. Fillimisht do të bëhet nga i njëjti investitor me kostot e tij për të filluar më pas punimet në autostradë.

Do të ketë trafik të garantuar për koncesionarin?
Nuk kemi arritur deri këto detaje, pasi akoma jemi te detajet teknike.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...