Nga Kongresi Amerikan te VOA/ Mbyllet vizita dy-ditore e Kryemadhit në SHBA

E Enjte, 16 May 2019 21:35

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi një vizitë pune dy-ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë vizitës së saj, Kryemadhi u takua me personalitete të larta të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, ku përfshihet takimi me spikeren Nancy Pelosin.

 Image
Më pas, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u prit në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Znj. Susan K. Falatko, Drejtore e Zyrës për Çështjet e Europës Qendrore e Jugore. Në takim të dyja palët ndanë opinionet dhe shqetësimet lidhur me situatën e rëndë politiko-sociale në Shqipëri, si dhe angazhimin politik të LSI-së në këtë moment tepër delikat për vendin.

Zyrtarja amerikane nënvizoi rolin e veçantë dhe vëmendjen e SHBA për Shqipërinë, bazuar edhe në vlerat e jashtëzakonshme të demokracisë, që SHBA përfaqëson për vendin tonë.

Image

Më herët Kryemadhi u takua në Washington edhe me profesor Daniel Serwer, pjesë e Qendrës për Çështjet Transatlantike, në Shkollën për Studime të Avancuara Ndërkombëtare, ‘Johns Hokpins’.

Image

Vizita e Monika Kryemadhit u mbyll para pak orësh me një intervistë për Zërin e Amerikës.

Gjatë intervistës, kryetarja e LSI shpjegoi edhe një herë arsyet pse opozita zgjodhi të djegë mandatet, ndërsa bëri thirrje për një pakt kombëtar mes partive politike për nxjerrjen e vendit nga kriza aktuale.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...