Flet gazetari i Bild: Nuk jam i blerë nga politikanët e opozitës, paguhem nga punëdhënësi im

E Enjte, 16 May 2019 22:35

Pas akuzave të deputetes se Partisë Socialiste Blerina Gjylameti, se artikulli gazetës gjermane Bild është paguar nga opozita, ka reaguar për FaxNews vet gazetari I Bild , Piter Tide. Në një komunikim për gazetaren tonë Edona Haklaj, gazetari shprehet se cdo pjesë e shkrimit është investiguar dhe faktuar nga ai vetë, ndërsa mohon në mënyrë kategorike të jetë paguar nga ndonjë poltikan në Shqipëri për realizimin e atij artikulli.

“Mirmbrema Shqipëri. Unë jam gazetari Peter Tiede, gazetar i gazetës Bild që ka shkruar artikullin për vendin tuaj të mrekullueshëm . Dhe për sa i përket akuzave dhe shprehjeve të një zonje të partisë në pushtet se unë jam paguar nga opozita për të bërë këtë artikull, më duhet t’ju sqaroj që jo, unë nuk jam i blere nga ndonje politikan i opozites suaj apo nga ndonje politikan tjeter. Une paguhem nga punedhenesi im sepse e bej punen time , pune te cilen shume gazetare shqiptare nuk mund ta bejne ne menyre te lire dhe jo vetem per shkak te qeverise se i tille ishte shtypi dhe ne qeverine meparshme por per shkak te arsyeve te ndryshme. Shqiperia eshte nje vend shume i varfer ,Shqiperia eshte nje vend qe ofron shume gjera, por Shqiperia eshte nje vend , I cili eshte ne doren e baroneve te droges dhe jo me kot ka marre me kohe pseudonimin “Kolumbia e Europes” (jo nga une tani ), dhe ne në Europen perendimore duhet ta mesojme këtë gjë.

Une jam angazhuar per artikullin tim , kam bere atë qe bejne gazetaret ,kam shkruar ate qe kam pare , kam folur me njerez dhe kam siguruar informacione dhe dokumente në baze te cilave kam bere dhe artikullin tim. Artikullin e lire e pavarur qe nje gazetar normal ne Gjermani, Europe perendimore apo dhe ne vendet e lira dhe demokratike paguhet . Uroj qe dhe koleget e mi shqiptarë te kene te njejten mundesi ,dhe uroj qe populli shqiptar te mos udheheqet me nga gangsterat,kriminelet , hajdutet apo politikanet e korruptuar.

, popull i cili ka kaluar nje beteje te madhe qe nga vitet 90 , por dhe me pare dhe cdohere ua kan thyer shpresat qe do te kene nje demokraci te vertete . Une e dua vendin tuaj , per mua ai eshte i mrekullueshem dhe ofron shume gjera, ama fatkeqesisht të gjithë politikanet pa.perjashtim as ata te opozites nuk i ka merituar populli shqiptar . Pershendetje te perzemerta ne Shqiperi nga Berlini.”

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...