Të rinjtë mirditorë nën terrorin policor!

Premte, 17 May 2019 08:52

Nga Mark Ruçi

Te rinjte mirditore , aktiviste te spikatur te opozites , pjesmarres ne protestat paqesore te organizuara per rrezimin e qeverisjes se korruptuar te Edi Rames , kane qene pre e goditjes se nje policie politike te instaluar , qe zbaton urdherat joligjore te eproreve te tyre

Pas arrestimeve te Gentian Mark Gjonit , Arber Koles , shume te spikatur me protagonizmin e tyre ne protestat e opozites , ju vjen radha protestuesve paqesore , Mandi Gjoci , Emiljano Gjoci dhe Vitjan Gjoci qe u rrembyen nga civile , pas mbarimit te protestes se 11 Majit 2019.

Qellimi i vetem mbetet vecse frikesimi i tyre , familjeve dhe atyre qe kane probleme te medha me qeverisjen aktuale dhe cdo veprim , qe fillon nga mbikcyrja e cdo pjesmarresi ne mbledhjet dhe protestat e opozites , deri ne arrestimin e tyre , pa asnje prove , vetem per pjesmarrje ne protesta , eshte ajo cka ben sot policia politike e Edi Rames !!!

I bej thirrje drejtuesit te Komisariatit te Mirdites , te heqe dore nga praktikat e deritanishme te perndjekjes se aktivisteve te opozites dhe te heqe dore nga thirrja e forcave speciale ( dhjetra makina me police me skafandra ) si ne rastet e protestave paqesore ne Rreshen dhe Prosek .
I sugjeroj te heqe dore nga mobilizime te tilla forcash speciale , pas informacioneve “fak news “ te kryetarit aktual te Bashkise , se opozita do
djege apo shkaterroje objektet shteterore , nje absurditet , qe buron nga qartesimi dita pas dite i korrupsionit galopant te qeverisjes vendore , me llogari te hapura prane drejtesise shqiptare !
Jane disa ceshtje te hapura penale ne prokurorine e Lezhes , ku drejtore te bashkise ndiqen penalisht per te mbuluar kryetarin e bashkise i cili e strehon duke e punesuar ne nje bashki tjeter te majte , natyrisht per kompensim !!!

Opozita lokale garanton opnionin publik ne Mirdite , qe asnje veprim jashte ligjit nuk do kete ne protestat e opozites dhe njekohesisht do te vazhdojme luften ligjore per lirimin e te burgosurve mirditore Emiljano Gjoci , Vitjon Gjoci dhe Nandi Gjoci .

# Krenar per rinine mirditore !

Modifikuar më Premte, 17 May 2019 08:53

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...