43 mijë kërkuan azil në BE këto 2 vjet, ja si po ikin shqiptarët nga parajsa e Rilindjes

Premte, 17 May 2019 14:05

Politikania Jorida Tabaku ka vënë alarmin sot për dramën e rëndë që po përjetojnë shqiptarët sërish pas viteve  '90, largimin masiv nga vendi dhe për këtë ikje akuzon vetëm qeverisjen në pushtet që ka kapur të gjitha rekordet në këtë drejtim.

"Kjo mazhorancë po e bjerr Shqipërinë nga shqiptarët. Shqipëria e para në rajon dhe e treta në botë për numrin e azilkërkuesve! - shkruan Tabaku në Fb, duke analizuar gjithmonë shifart zyrtare të institucioneve.

"Sa më e zhurmshme bëhet propaganda e qeverisë aq më shumë shqiptarët largohen nga gjoja parajsa e rilindjes që shfaqet në ekranet e televizive apo median personale tëkryeministrit. Të dhënat e institucioneve ndërkombëtare raportojnë se Shqipëria është vendi i parë në rajon sa i takon azilkërkuesve.

Nga janari i këtij viti deri në mars janë 6267 shqiptarë që kanë kërkuar azil në vendet e BE ndërkohë që rastet e mbajtura në shqyrtim i kalojnë 10 mijë kërkesave për azil. Sipas statistikave shqiptarët përbëjnë 4% të totalit prej 55 mijë azilkërkues për marsin 2019.

Kjo plagë e thellë dhe e dëmshme për shoqërinë tonë dhe për të ardhmen e vendit vazhdon të dëmtojë popullatën e vendit duke e bjerrur atë përditë e më shumë. Janë 43 mijë shqiptarë që kanë kërkuar azil nga viti 2017 deri në 2018 ndërsa numrat në rritje për vitin 2019 na rendisin si vendi me më shumë azilkërkues pas Irakut, Iranit dhe vendeve të tjera që janë në konflikt.

1 / 1
 

Janë këto shifra që nuk blihen dhe as nuk paguhen nga opozita që ofrojnë panoramën më dramatike të Shqipërisë sonë. Një vend që lëngon dhe tkurret përditë e më shumë nga largimi i shqiptarëve sepse nuk shohin shpresë. Gjendja e rënduar ekonomike, gjendja e rënduar e qeverisë së korruptuar, përqëndrimi i çdo pushteti ekonomik në duart e oligarkëve si dhe atij politik në duart e një mazhorance të korruptuar, ka zhbërë në themel mobilitetin shoqëror dhe mundësinë për të jetuar në Shqipëri.

Beteja e Partisë Demokratike është kthimi i besimit tek secili prej nesh. Çlirimi i ekonomisë nga kthetrat e oligarkëve që kanë mbytur ekonominë e tregut duke e centralizuar. Çlrimin e politikës nga inkriminimi dhe betejë e pakompromistë ndaj korrupsionit dhe krimit. Unë e di që duhet të merren vendime të rëndësishme, e di që nuk do të jetë e lehtë për te rikthyer shpresën, por zgjidhje tjetër nuk ka! Ose ta ndërtojmë këtu Europën tonë, ose ta lëmë Shqipërinë të degradojë në një rrugë pa kthim! Shqiptarët do të zgjedhin të parën!' përfundon shënimin e saj Jorida Tabaku.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...