Elbasani i qytetarisë dhe Normales që përfundon të Tao Balla

Premte, 17 May 2019 20:36

Moria e lajmeve te njëpasnjëshme në këtë situatë të nderë politike, moria e kllonëve në Parlament që zëvendësojnë me urdhër të sektit të Rilindjes opozitën, moria e pseudoanalistëve dhe moria e “filozofëve” të Rilindjes i zënë vendin njëra-tjetrës, marrëzi pas marrëzie. Situata sigurisht është tragjikomike, është tragjike që pas 30 vitesh tranzicion më i gjati në vendet ish-komuniste beteja është për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është komike dhe të vjen të qeshësh kur sheh disa perëndimorë që shijojnë frutet e sistemit demokratik në vendet e tyre dhe vijnë japin leksione të formës: ”Zgjedhjet janë vjedhur por nuk kanë cënuar rezultatin”. Në këtë situatë tragjikomike spikatin dhe aktorët tragjikomikë. Në fakt të tillë kanë qenë vetëm se kjo gjendje ashtu si lakmuesi i nxori në pah.

Qyteti i Normales, qyteti i trëndafilave, qyteti i Ditës së Verës, qyteti mikpritës me njerëz dhe qytetarë të dashur mbi supe nuk mban vetëm retë e stinës që derdh lot edhe kur nuk është koha për shi. Qyteti mban mbi supe krimin, qyteti mban mbi supe dhunën, qyteti mban mbi supe skampjen, qyteti mban mbi mbi super varfërinë, qyteti mban kllonë, qyteti mban mbi supe dhe Taulant Ballën.
 Qyteti i Isuf Myzyrit, qyteti i muzikës së tij të ëmbël ka vite e vite që ka humbur buzëqeshja. Nga një shpirt që dikur këndonte sot, është i munduar nën peshën e skamjes e cila sjell direkt mungesën e lirisë dhe ne këtë panoramë pasi kanë kaluar makinat e bandave, pasi është goditur me makina bandash dera e drejtorisë së policisë, pasi kanë kaluar milionat e eurove të Saimir Tahirit dhe Orest Sotës, pasi është dhunuar në breshëri automatiku dhe me antitanke, sikur të mos mjaftonte kjo duhet të duronte fjalimet që ringjalleshin nga humnerat e historisë dhe si fantazmat ktheheshin për ti marr frymën deri në agoni.
Qyteti i Ditës së Verës ka më shumë se 5 vjet që sheh vetëm natën e krimit, natën e bandave, natën e  mbizotërimit të së keqes që e ka kapluar. Qytetarët e tij të munduar nga pesha e së përditshmes, të luftës së bizneseve nga politikat e sektit të Rilindjes duhet të shkojnë në darkë dhe të hapin televizorin dhe ti shfaqet përpara një portretet sa qesharak me fjalime mediokre nga zgafellet e një parametri që s’ka lidhje me asnjë dritë jeshile që mund ti ndizet skëterrës së ketij qyteti.
Dëgjojnë Tao Ballën më fjalimet për veteranët, njeriun që e ka mbërthyer qytetin në të gjithë rrethinat e  tij me një kastë që i vjen nga mediokriteti e vjen nga krimi. Në një tryezë të mbledhur njerëz dhe portrete që nuk kanë lidhje as më te shkuarën as me të ardhmen por me të tashmen e zezë që ia kanë përgatitur Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë. Një nakatosje e dhimbshme irrituese me fjali pa jetë, gjuhë të drujtë kërcënimesh, për zgjedhje dhe votime që të kujtonin Frontin Demokratik. Tao Balla kërcënonte me burg për zgjedhjet sepse zotëria ne fjalë në të gjithë suazën dhe tipologjinë e njerëzve të mbledhur rreth vetes prodhonte fjali absurde në qytetin e Aleksandër Xhuvanit, prodhonte lënde të parë për detashmente krimi, por kurrsesi nuk mund të artikulonte as edhe një fjali se çdo të bëhej me jetën e këtij qyteti që përdhunshëm po ia merr frymën errësira e natës ku e zhytën filozofët dhe banditët e Rilindjes. Aroma e trëndafilave, e luleve të bahçeve të shtëpive të Elbasanit e kanë mbytur era e plumbave e drogës dhe të gjithë ata ne atë tavolinë ishin pudrosur në pluhur kokaine dhe nuk artikulonin dot qofte dhe një premtim fallso.
Kohërat absurde prodhojnë tipologji të tilla si Tao Balla që s’ka lidhje as me qytetarinë as me kulturën dhe as me pritshmëritë që vet instikti qytetar i imponon trashëgimia qytetare e vendit ku po flet, ia imponon. Qyteti i arsimtarëve është mbushur me prodhime seri të Rilindjes ku mediokriteti ka dal në portret dhe në këtë fushë të arsimit për të cilën ai shquhej.
I trishtueshëm është fakti që shkruhet për këtë qytet dhe ndërkohë duhet të merresh me një personash kaq tragjikomik si ky që ka prodhuar Rilindja, por akoma më tragjik është fakti që një shkrim i tillë vlen për Shkodrën, Vlorën, Korçën, Fierin dhe të gjitha qytetet që i ka kapluar vetëm skamja dhe krimi. I përdhunshëm ishte fjalimi imponimi, edhe mënyra se si Tao Balla tallej dhe përqeshej me kulturën dhe shpirtin e një qyteti të tërë të kërrusur nën peshën e varfërisë dhe pushtetit të bandave. Nuk është se nuk ka pasur probleme më parë por errësirë si kjo qyteti nuk kishte parë
Mjerimi intelektual i të gjithë Tao Ballave që prodhon fabrika e Rilindjes fatkeqësisht është kthyer në mjerim të kohës.

Modifikuar më Premte, 17 May 2019 22:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...