Malaj: Rama humbi 200 mln euro në arbitrazh, në çdo vend të botës do ishte dorëhequr 200 herë

Saturday, 18 May 2019 09:20

Ish-Ministri i Financave, Arben Malaj, thotë se zgjedhjet lokale do të shtyhen dhe do të shkohet në një qeveri transitore pavarësisht deklaratave kokëforte të palëve.

Mandati i kësaj qeverie, thotë Malaj, shkon përtej zgjedhjeve lokale. Por ai sheh si zgjidhje implementimin prej saj të një reforme të mirëfilltë politike.

Përballë tij në intervistën e RTV Ora, analisti Neritan Sejamini thotë se Rama dhe ekipi i tij duhet të largohen dhe qeverisjen ta vazhdojë PS.

Sipas tij është më mirë një qeveri politike, e cila mban përgjegjësi për zgjedhjet.

Arben Malaj: Nuk na duhet zgjedhje pa zgjidhje. Nëse flitet se do të ketë qeveri tranzitore asaj i duhen një vit ose 6 muaj të bëjë reformë politike. Pa reformë të mirëfilltë politike, pa e hequr atë lakun që i është vënë çdo njeriu që ti mund të kandidosh vetëm kur të dojë kryetari i partisë dhe gjithë individët i zgjedhin sipas preferencave personale. Është marrë një nismë por po nxitet apo po vritet.Unë po ta kisha kopjen këtu do ta kisha firmosur.Është e pamundur të jemi në 2019 dhe të kemi këtë lloj krize.

Nëse do të shkohet në një qeveri tranzitore palët duhet të tërhiqen dhe platformat, duhen ndërtuar nga grupe ekspertësh ku ata ndikojnë. Nëse futen në një negociatë, unë kam platformën time, ti tënden dhe hajde të gjejmë një zgjidhje unë besoj se nuk do të jetë zgjidhje por kompromis i momentit që të mbijetojmë.

Neritan Sejamini: Nuk e di a do të bëhen dhe si do të bëhen zgjedhjet. Një gjë është e sigurt, nëse do të bëhen nuk do të jenë zgjedhje legjitime, por formale.

Beti Njuma: Do të jenë zgjedhje legjitime ka thënë Soreca.

Neritan Sejamini: Është zëri i zotit Soreca dhe shefes së tij Mogherini.

Arben Malaj: Kështu u tha dhe në ’96 por prodhuan një krizë që çoi në konflikt.

Neritan Sejamini: Diktatorët në shumicën e raste vinë në pushtet me zgjedhje të ligjshme, mbajnë dhe pushtet me zgjedhje të ligjshme, por janë qeveri jolegjitime që nuk punojnë për interesin e përbashkët. Zgjedhje e qershorit mund të jenë të ligjshme por nuk janë legjitime. Nuk do të krijojë stabiltet qeverisje. Mund të jenë zgjedhje por jo zgjidhje. Në çdo vend të botës një Kryeministër do të kishte dhënë dorëheqjen nja 20 herë deri sot me gjithçka i ka ndodhur kryeministrit Rama.

Arben Malaj: Nëse është e vërtetë që qeveria brenda një kohë të shkurtër është dënuar dy herë nga arbitrazhi ndërkombëtar, njëherë 50 milion euro për Bankers dhe 140 milion euro për një televizion ky është momenti që shqiptarët duhet të ulërasin. 200 milion euro është gati 80% e buxhetit që ka një vend me burimet e tij për investime. Nëse paguajmë këto gjoba, i bie që një vit të mos bëjmë asnjë investim publik. Është dëm jashtëzakonisht i madh.

Çfarë faji kanë shqiptarët? Kompromisi nuk i bën dëm vendit, por përplasja kokë më kokë e politikanëve kur duan të ruajnë karriget e tyre. Marrëveshja është e domosdoshme si detyrim ndaj shqiptarëve. Por duhet të jetë marrëveshje për zgjidhje dhe jo zgjedhje. Një reformë politike që i jepet si mandat qeverisë tranzitore që ta implementojë sepse do të kemi shtyrje të zgjedhjeve, kjo do të ndodhë pavarësisht deklaratave kokëforte. Zgjedhjet lokale do të shtyhen shumë, pak por mandati i qeverisë do të jetë më i gjatë për të afruar dhe zgjedhjet e përgjithshme.

Neritan Sejamini: Kjo nuk zgjidhet me marrëveshje partiake në tavolina. Duhet të keqim dorë nga qeverisja nga hotel Rogneri, duhet të qeverisim me marrëveshje institucionale. Rama duhet të japë dorëheqjen dhe PS të vazhdojë të qeverisë deri në zgjedhjet e parakoshme. Nuk ka pse të ketë qeveri tranzitore me teknicien. Por të largohet i gjithë ekipi i Ramës. Më mirë një qeveri politike për zgjedhje dhe të mbajë përgjegjësi sesa një qeveri teknike që nuk mban përgjegjësi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...