Komunistët, Nishani citon: 'Po të duash paqen të bashkojnë me krimin, po të duash familjen të japin burgimin'

Diel, 19 May 2019 12:40

Bujar Nishani, Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, ka sjellë në vëmendje të miqve të tij në rrjtetet sociale, një ligjëratë domethënëse të një kleriku të njohur se kush janë komunistët.

"Në këto ditë të shenjta të muajit të Ramazanit po ju sjellë në kujtesë një ligjëratë të personalitetit dhe filozofit patriot e teolog tiranas, Hafiz Ibrahim Dalliu, “Nderi i Kombit”, "shkruan Nishani dhe vijon si më poshtë:

Nga Hafiz Ibrahim Dalliu: Komunistët.

 

Po kërkove bukën, të japin urinë,
Po kërkove jetën, të japin patërdinë,
Po kërkove nderin, të japin llaftarinë,
Po kërkove shokun, të japin pabesinë,
Po kërkove besën, të japin tradhëtinë,
Po kërkove mëshirën, të japin gjakësinë,
Po kërkove njeriun, të japin kafshërinë,
Po të jesh shenjtor, të bashkojnë me qenërinë,
Po kërkove dritën, të japin errësirën,
Po deshe shijen, të japin të vështirën,
Po kërkove fenë, të japin mundimin,
Po kërkove dhimbjen ,të japin acarimin,
Po të duash paqen, të bashkojnë me krimin,
Po të duash familjen, të japin burgimin,
Po kërkove rregullin, të japin kukudhin,
Po kërkove Zotin, të japin të paudhin.

auto_60361404_2169875583061866_9158554516432355328_n1558261866.jpg

Modifikuar më Diel, 19 May 2019 12:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...