Tërmet Peçi, ti nuk do të jesh kryebashkiak i Tepelenës, s'do të mund të blesh një mandat të dytë!

Diel, 19 May 2019 16:49

Nga Tritan Shehu

Dua t’i them Termetit dhe te gjithe termetasve se zgjedhjet aty do te behen jo me 30 qershor, po vetem atehere kur ju te mos keni me mundesi te bleni votat me parate e droges, kur ju te mos mundeni me te terrorizoni fshtaret me “gogolin” e kanabist te kultivuar, per te cilin ne fakt ata kane paguar nje harac te larte atyre qe duhej ta ndalonin ate veprimtari kriminale, kur kriminelet e pasuruar me ato para te mos mund me te detyrojne qytetaret e nderuar te atyshem te votojne per klanin tuaj.
Jam i bindur se sot tepelanisit po shqyhen se qeshuri kur degjojne premtimet e Termetit per nje “mandat te ri”.
Premton qe do ta ktheje Tepelenen ne “qender turistike”, ne fakt vecse u mbush me kanabis gjate ”qeverisjes se tij” (ne baze te ligjit ai sot duhet te ishte nen akuze).
Kur ai premton turrizmin duhet ta kete fjalen per “turizmin e kanabisit”; koha tregoi qe ai vetem kete njeh.
Por pikerisht kete Tepelena e perbuz, se bashku me Termetin!
Termeti dy mandatesh e le sot Tepelenen me nje infrastrukture te shkaterruar ne terresi, uji, energjia elektrike, sistemet bonifikuese, vaditese nje mjerim i plote, mbeshtetja e blektorise e vaksinimi i saj jane harruar krejt.
Rruget rurale as nuk duhen permendur; po Rruga e Lopesit, nje premtim i madh i tij? Per te mos folur per “Boshtin i Jugut”, qe eshte futur 10 pashe nen dhe!
Po spitali i Tepelenes, qe eshte kthyer ne nje karakatine te plote?
A mund te me thote dikush sa here eshte rritur papunesia, varferia, braktisja e Tepelenes etj, ndersa edhe perkrahja sociale ka ngelur nje cerek, etj, etj.
Prandaj kot e ke o Termet, koha juaj ka perenduar.

 
 
Modifikuar më Diel, 19 May 2019 20:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...